Pas pesë ditësh të protestave dhe bllokimeve nga punëtorët e energjetikës dhe minatorët që nuk pajtohen me planet territoriale për një tranzicion të drejtë drejt një ekonomie neutrale ndaj karbonit, protestuesit dhe qeveria në personin e kryeministrit Nikollaj Denkov, ministra dhe deputetë, u ulën sot në tryezën e negociatave të vështira 7-orëshe. Rezultati ishte një marrëveshje e nënshkruar mes protestuesve dhe qeverisë, dhe forcat e përfaqësuara në parlament u bënë garantues i marrëveshjes. Megjithatë, u bë e qartë se dokumenti nuk ishte i nënshkruar nga të gjithë përfaqësuesit e protestuesve. Në këtë fazë, nuk është e qartë nëse do të hiqen postblloqet në vend.
“Shteti nuk do të mbyllë administrativisht centralet me qymyr. Ata do të punojnë lirshëm. Tregu do të vendosë se cili prej tyre do të mbetet”, tha kryeministri Nikollaj Denkov në një konferencë pas takimit. Ai u shpreh se termocentralet siç i kemi ne nuk mund të zgjasin deri në vitin 2038 për shkak të kushteve të tregut. Marrëveshja e nënshkruar përbëhet nga 7 pika dhe nesër do të paraqitet për votim në Kuvendin Popullor. Denkov përsëriti se qeveria i dërgoi planet territoriale në fund të shtatorit për të mos shkelur afatet e përcaktuara nga KE dhe për të mos humbur burimet financiare përkatëse.
Tash e tutje do të fillojnë negociatat me KE-në, siguroi ai dhe shprehu shpresën se kjo do të zhbllokojë edhe procesin e negociatave ndërmjet kompanive energjetike, minatorëve dhe qeverisë.
Nënpresidentja Ilijana Jotova tha, se tekstet e ndryshuara në Kushtetutë u kthyen kundër krijuesve të tyre. Jotova komentoi para gazetarëve se “për shkak të këtyre ndryshimeve në Kushtetutë, sot nuk mund të zgjidhet kryetari i Kuvendit Popullor”...
Shtatëdhjetë e shtatë për qind e atyre që punojnë në arsimin e mesëm janë të gatshëm të protestojnë me kërkesën për rritjen e pagave në këtë sektor, sipas një sondazhi kombëtar nga Konfederata e Punës “Podkrepa”. Gjysma e të anketuarve kanë deklaruar..
Këshilli i Ministrave miratoi një projekt-marrëveshje donacioni midis Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Bullgarisë për dhënien e një kontributi vullnetar për të mbështetur aktivitetet e organizatës në Rripin e Gazës me shumën prej 100 mijë euro...
Përpjekja e pestë radhazi e deputetëve për të zgjedhur një kryetar të Kuvendit Popullor nuk solli rezultat. Në votim u vunë katër kandidatë - Natalija..
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte..
Autoritetet në Greqi do të dërgojnë më shumë policë për të punuar në postbllokun "Promahon" në kufirin me Bullgarinë për përpunimin më të shpejtë të..