Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fillon në Sofje Festivali i tretë ndërkombëtar i korit "Djemtë këndojnë"

Grupe djemsh nga tre vende paraqesin në Bullgari këndimin modern në kor

Foto: theboysaresinging.com

Këndimi në kor është një nga mjetet më të lashta të shprehjes muzikore. Në mesjetën e hershme, ai fiton popullaritet të madh në Evropë, si një element shoqërues i shërbimeve kishtare të krishtera. Disa shekuj më vonë fillon edhe prania e ndritur e kompozitorëve që shkruanin muzikë për kor dhe e “nxjerrin” këtë lloj të kënduari jashtë kishave.

Ku jemi ne?

Në Bullgari, këndimi në kor e ka zanafillën që në traditën e performancës kolektive të këngëve popullore dhe kishtare, këngëve të kryera gjatë ritualeve të ndryshme që në kulturën tonë pagane, e cila i parapriu krishterimit në trojet tona. Në vitin 1868, 10 vjet para Çlirimit të vendit tonë, Janko Mustakov krijoi korin e parë polifonik bullgar në qytetin Svishtov - një grup mashkullor me repertor laik. Në shkollat bullgare filloi gradualisht futja e arsimit muzikor, si dhe krijimi i koreve të vogla. Pikërisht një shekull më vonë u shfaq kori i parë vetëm me djem në vendin tonë - "Kori i djemve të Sofjes" në qendrën komunitare "Car Boris III - 1928" me dirigjente Liliana Todorova. Në të marrin pjesë nxënës nga të gjitha shkollat metropolitane, nga 8 deri në 15 vjeç. Nga viti 1989 e deri më sot, dirigjente e korit të parë të djemve në vendin tonë është Prof. Dr. Adriana Bllagoeva, pedagoge prej shumë vitesh e dirigjimit dhe zëvendësrektore e Akademisë Kombëtare të Muzikës “prof. Panço Vlladigerov”.

Nën udhëheqjen e Prof. Bllagoevës, mbahen koncerte dhe merret pjesë në festivale në të gjithë Evropën dhe Azinë. Tani janë tre grupime – kori për fëmijë, të rinj dhe ai i përzier, gjë që u jep mundësi këngëtarëve të vegjël të vazhdojnë të merren me këtë lloj muzike edhe pas mutacionit të natyrshëm të zërit. “Kjo jep një mundësi për një repertor më të gjerë, mundësi më interesante për të shfaqur talentin e tyre dhe, natyrisht, zgjeron njohuritë e djemve për muzikën, dhe deri më sot një nga linjat kryesore në politikën tonë të repertorit është shfaqja e folklorit bullgar të përpunuar dhe muzika kishtare sllave” - thotë posaçërisht për Radio Bullgarinë Prof. Adriana Bllagoeva.

Prof. Adriana Bllagoeva

Sot në vendin tonë ekzistojnë vetëm tre grupe djemsh - Kori i djemve dhe të rinjve të Varnës, Kori i djemve të Plovdivit "Stefka Bllagoeva" dhe Kori i parë i djemve të Sofjes.

“Këndimi në kor i djemve në vendin tonë ka tradita jo shumë të gjata, duke pasur parasysh që jemi të parët dhe jemi “vetëm” 55 vjeç. Disa nga kompozimet në Evropë kanë traditë disa qindra vjeçare. Për shembull, Kori i djemve nga Katedralja e Shën Ursen në Solothurn të Zvicrës, i cili do të vizitojë Sofjen, u krijua në fund të shekullit të X-të. Një histori jashtëzakonisht e gjatë, e cila është karakteristike për shumicën e grupeve të djemve të Evropës Perëndimore, pasi ato u krijuan në frymën e traditës katolike dhe nevojën e koreve të tilla për të qenë pjesë e shërbimeve kishtare. Në Bullgari dhe vende të tjera ortodokse, koret e djemve nuk kanë lidhje me fenë, por janë kore jashtëzakonisht të gjalla, të krijuara për qendra kulturore, qendra komunitare dhe me ambicie shumë të mëdha për arritje të barabarta artistike me ato të koreve nga Evropa Perëndimore”- thotë Prof. Bllagoeva.

Këtë javë do të mund të gjykojmë, nëse ky "konkurim" do t'u japë përparësi këngëtarëve bullgarë, kur në Sofje të fillojë festivali i tretë ndërkombëtar i korit "Djemtë këndojnë", organizuar nga shoqata "Kori i djemve të Sofjes".

Midis 6 dhe 8 tetorit, katër grupe djemsh nga Bullgaria, Belgjika dhe Zvicra në pesë koncerte në tre qytete bullgare do të na lejojnë të prekim magjinë e muzikës moderne të koreve. Ngjarja përfaqëson pjesën e tretë dhe të fundit të një projekti evropian që filloi me një festival në Sofje në tetor 2022, i ndjekur nga një botim i dytë i "Djemtë këndojnë", në Reykjavík, Islandë, në fillim të qershorit 2023.


Në festivalin e tretë, mikëpritësit nga "Kori i djemve të Sofjes" me dirigjent Adriana Bllagoeva, Kori i Djemve të Plovdivit "Stefka Bllagoeva" me dirigjente Millka Toledova, Kori me një histori të gjatë mbresëlënëse - i djemve nga Katedralja e Shën Ursen në Solothurn, Zvicër me dirigjent Tobias Stückelberger dhe kori i djemve nga rajoni i Flanders, Belgjikë me dirigjent Dieter Van Handenhoven.

Pjesa kryesore e programit muzikor do të interpretohet në Sallën e Koncerteve në Akademinë Kombëtare të Muzikës “Prof. Panço Vlladigerov” në Sofje, por koncerte janë planifikuar edhe në sallat e Bibliotekës popullore “Rilla - 1898” në qytetin Dollna Banja dhe në Bibliotekën popullore “Hristo Botev 1884” në Botevgrad, ndërsa programin e plotë mund ta gjeni në faqen zyrtare të festivalit

“Ky është një nga qëllimet e rëndësishme të projektit – të popullarizojë kulturën muzikore jo vetëm në qytetet e mëdha dhe qendrat kryesore muzikore të vendeve përkatëse, por edhe në qytetet më të vogla. Koncertet do të prezantojnë traditat muzikore të vendeve përkatëse. Edhe pse këndimi në kor i meshkujve po fiton një popullaritet të madh në mbarë botën, sot nuk ka asnjë festival tjetër të tillë në Evropë që mbledh këngëtarët ndërkombëtarë në një vend. Hyrja në koncerte është falas, në mënyrë që më shumë njerëz ta përjetojnë këtë këndim të veçantë dhe me ndikim”, shpjegon prof. Bllagoeva.

Ndërsa në hapjen e festivalit të premten dhe në mbylljen e tij - me koncert gala të së dielës, të gjitha koret do të performojnë së bashku himnin e eventit - "Viva la musica", shkruar nga Prof. Adriana Bllagoeva, si dhe kënga e krijuar enkas për rastin "Djemtë këndojnë" nga Stefan Vëlldobrev.


Foto: theboysaresinging.com, Facebook / SofiaBoysChoir, BTA

Përgatiti në shqip: Kostandina Bello


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Milena Selimi dhe Georgi Gospodinov

Milena Selimi përkthen romanin ”Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov

Shkrimtare, përkthyese, gazetare, përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, Milena Selimi nuk rresht së promovuari kulturën, letërsinë, vlerat dhe traditat bullgare. Një nga arritjet e saj profesionale më të fundit është..

botuar më 24-10-28 2.10.MD
Maria Bakallova ia jep Çmimin e Madh në festival regjisorit Kirill Serebrennikov

Filmi-drama "Limonov" fitoi çmimin e madh në "Cinelibri" në Sofje

Drama biografike 138-minutëshe e Italisë, Francës dhe Spanjës “Limonov” fitoi Çmimin e Madh për Përshtatje Mjeshtërore Letrare në Konkursin Ndërkombëtar të Filmit me metrazh të gjatë Cinelibri . Favoriti u shpall nga kryetarja e jurisë, aktorja..

rinovuar më 24-10-27 6.29.MD

Një atraksion i ri në Burgas - Muzeu i të Pamundurës zhbën iluzionet

Pak ditë më parë në qytetin tonë të Detit të Zi Burgas u hap një hapësirë ​​ku arti, shkenca dhe magjia i japin dorë njeri tjetrit. Mysafirët e Muzeut të ri të së Pamundshmes transportohen në botët paralele për të mësuar më shumë rreth universit...

botuar më 24-10-26 3.15.MD