Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në Bullgari është dita e zgjedhjes së pushtetit vendor

Foto: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve

Në Bullgari është dita e zgjedhjes së pushtetit vendor

Në Bullgari, sot 29 tetor, mbahet raundi i parë i zgjedhjeve të rregullta për kryetarë dhe këshilltarë në gjithsej 265 bashki. Këto zgjedhje janë një provë e qeverisjes në vend. Ato i kthejnë partnerët në kabinet dhe parlament - GERB-SDS dhe "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB) në rivalë, pasi rezultatet mund të çojnë në një ndryshim të balancës në shumicën qeverisëse para ardhjes, në mars 2024, të rotacionit të kryeministrit në kabinetin "Nikollaj Denkov - Maria Gabriel".

Kush dhe për çfarë voton sot

Të drejtën për të zgjedhur këshilltarët bashkiakë dhe kryetarët e komunave e kanë qytetarët mbi 18 vjeç, të regjistruar në një adresë të përhershme dhe aktuale në territorin e vendit ditën e zgjedhjeve, me të paktën njërën nga adresat në territorin e bashkisë përkatëse, dhe në zgjedhjet për kryetar të bashkisë - në territorin e bashkisë.

Zgjedhësit që kanë ndryshuar regjistrimin e tyre të adresës pas datës 28 prill kanë të drejtë të votojnë në adresën e tyre të mëparshme.

Të drejtën e votës e kanë edhe shtetasit e vendeve anëtare të BE-së që nuk janë shtetas bullgarë, kanë statusin e qëndrimit afatgjatë ose të përhershëm në Bullgari dhe kanë jetuar të paktën për 6 muajt e fundit në vendbanimin përkatës, duke pasur një regjistrim adrese atje.

Zgjedhje për kryetar të bashkisë mbahen në vendbanimet në të cilat janë të regjistruar më shumë se 100 persona me adresë të përhershme.


Për të marrë pjesë në zgjedhjet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) u regjistruar 58 parti dhe 9 koalicione dhe për besimin e zgjedhësve garojnë mbi 8 mijë kandidatë për kryetarë të bashkive, komunave dhe qarqeve dhe mbi 30 mijë kandidatë për këshilltarë bashkiakë, nga të cilët 10 të huaj. Sipas dëshirës, ​​zgjedhësi mund të votojë me preferencë për një kandidat të caktuar për këshilltar bashkiak nga lista e një force të caktuar politike.

Kohëzgjatja e ditës së zgjedhjeve

Dita e zgjedhjeve fillon në orën 07:00 dhe përfundon në orën 20:00. Nëse pas kësaj ore ka persona që presin para seksioneve, votimi mund të shtyhet deri në orën 21:00.

Fushata dhe shpallja e rezultateve paraprakisht në ditën e zgjedhjeve janë të ndaluara. Agjencitë sociologjike shpallin rezultatet e parashikuara në fund të ditës së zgjedhjeve - pas orës 20:00.

Balotazhi - pse dhe kur

Sipas sondazheve sociologjike, na pret një raund i dytë, i cili do të zhvillohet më 5 nëntor. Ai do të mbahet atje ku asnjë prej kandidatëve për kryetar bashkie nuk merr më shumë se 50% të votave reale. Kandidatët për kryetar bashkie me dy rezultatet më të larta nga raundi i parë do të shkojnë në balotazh.

Mbikëqyrja e votës

Për këto zgjedhje lokale u regjistruar 15 organizata vëzhguese dhe 4 agjenci sociologjike.


Tekst: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, BTA




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Toka e trëndafilave" - një film për shpresën se ne mund të jemi më të mirë dhe më të hapur ndaj njerëzve me aftësi të kufizuara

Të dhënat e censusit të popullsisë në vendin tonë, të kryer në vitin 2021, tregojnë se në vend jetojnë 654 547 persona, të cilët janë me paaftësi të përhershme pune ose aftësi të kufizuara . Prej tyre, 22 248 janë fëmijë, dhe 632 299 janë persona të..

botuar më 24-09-30 7.30.PD

SOS për Kënetën Bojana - a do t'i mbijetojë ekosistemi unik pranë Sofjes bastisjeve të biznesit?

Këneta е Bojanës është e vetmja ligatinore natyrore në territorin e Sofjes, e cila është ende shtëpia e një numri speciesh të mbrojtura të bimësisë ujore, amfibëve dhe zvarranikëve. Ky fenomen natyror ndodhet në 670 m mbi nivelin e detit midis disa..

botuar më 24-09-29 8.25.PD

Përkthyesja Svilena Georgieva: Mësimi i gjuhëve të huaja na mëson të duam dhe të vlerësojmë bullgarishten tonë

Diversiteti kulturor dhe gjuhësor – pikërisht kjo e dallon Bashkimin Evropian dhe gjuhët e folura në komunitet janë një pjesë e rëndësishme e trashëgimisë kulturore të Evropës. Ka 24 gjuhë zyrtare në BE dhe sa herë që në të anëtarësohen shtete..

botuar më 24-09-28 6.25.PD