"Mënyra më e mirë për ta rikthyer Sofjen është ta humbasësh. Tani duhet ta shpëtojmë atë nga shpëtimtarët - unë i njoh këta njerëz, nuk mund të punojnë sepse janë dembel". Kështu deklaroi lideri i GERB-it, Bojko Borisov, në komentin e tij të parë pas raundit të parë të zgjedhjeve lokale të 29 tetorit, në të cilin partia e tij humbi kryeqytetin pas 18 vitesh qeverisje. Tani në balotazhin më 5 nëntor do të konkurrojnë kandidati i PP-DB dhe "Shpëto Sofjen" Vasill Terziev dhe "BSP për Bullgarinë" Vanja Grigorova. Sipas Borisov, rezultati i zgjedhjeve në kryeqytet pritej pas një sulmi masiv trevjeçar kundër GERB-it. Lidhur me raundin e dytë të ardhshëm, Borisov tha se tashmë është tepër vonë që PP-DB të kërkojë mbështetje nga GERB. Ai raportoi se partia e tij fitoi në 7 qytete të qarkut tashmë në raundin e parë, në 95 bashki dhe në 17 qytete të rajonit shkon në balotazh si forca kryesore. Ai e cilësoi pjesëmarrjen e ulët të votuesve si një ndëshkim për të gjithë klasën politike.
Nisma “Drejtësia për të gjithë” organizon mbrëmjen e sotme një protestë me fenerë para gjykatës në Sofje kundër procedurave për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm dhe Kryetarit të Gjykatës së Lartë Administrative, të zhvilluar nga Këshilli i Lartë..
Të mërkurën temperaturat minimale në Bullgari do të jenë nga minus 0 deri në 5°, ndërsa në Sofje 0°. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell, pas mesditës me rritje të përkohshme të vranësirave. Do të fryjë erë mesatare nga..
Kryeministri hungarez Viktor Orbán do të vizitojë Bullgarinë këtë të premte, më 20 dhjetor, njoftoi BGNES, si dhe një sërë mediash të tjera bullgare. Informacioni ende nuk është konfirmuar nga autoritetet bullgare. Mysafiri hungarez pritet të ketë..