Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Instituti Diplomatik në Ministrinë e Punëve të Jashtme prezanton studime të reja për marrëdhëniet bullgaro-rumune

Gazetari Vladimir Mitev: Ideja e një zone Shengen bullgaro-rumune do të vazhdojë të jetë aktuale

Foto: bdi.bg

Instituti Diplomatik pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme prezanton rezultatet e projektit kërkimor "Politika e jashtme e Rumanisë në një kontekst gjeopolitik dhe Bullgaria". Në një botë ku politika rajonale do të jetë gjithnjë e më e rëndësishme, ky zhvillim jep një kontribut të çmuar, duke shfaqur dy pikëpamje për Rumaninë - një vend jashtëzakonisht i rëndësishëm që mbetet i panjohur - theksoi gjatë prezantimit diplomati Valentin Radomirski, ish-ambasador i Bullgarisë në fqinjin tonë verior. 

Vëllimi i botuar përmban dy studime mbi këtë temë - nga kolegu nga Redaksia e Gjuhës Rumune e Radio Bullgarisë, Vladimir Mitev, dhe nga ekspertja për Rumaninë nga Instituti i Studimeve Ballkanike me Muze për Trakologjinë në Akademinë Bullgare të Shkencave, kryeasistentja Aneta Mihajllova.  

“Instituti Diplomatik ka pasur një praktikë standarde gjatë viteve të fundit për të bërë studime të ngjashme për vendet fqinje të Bullgarisë dhe një vit më parë u njoftua se tema ishte e hapur për autorë të jashtëm. Ne të dy po krijojmë një këndvështrim ndaj marrëdhënieve bullgaro-rumune dhe politikës së jashtme rumune, i cili do të jetë i dobishëm, si një lloj çelësi për njerëzit që përpiqen të kuptojnë më mirë se çfarë po ndodh”, shpjegon Vladimir Mitev. 

Vladimir Mitev 

Ai na jep ide, të cilat "mund të jenë të dobishme në një nivel thjesht njerëzor në komunikimin midis bullgarëve dhe rumunëve" dhe jep shembuj se pse "diplomacia mes dy vendeve është e vështirë, pse është e vështirë të arrihen marrëveshje, për shembull për urat e Danubit”. 

“Unë personalisht kam përshtypjen se të dy vendet, dy popujt, edhe pse janë bashkë në BE dhe NATO, ka shumë për të mësuar për veten e tyre, për t'u njohur, për të kuptuar se si t'i bëjmë gjërat së bashku, për të ndërtuar besim – thotë ai. - Madje fakti që në renditje të ndryshme matemi vazhdimisht me rumunët - për mendimin tim, kjo nuk çon gjithmonë në hapje, në marrëdhënie më të mira, por më tepër në konkurrencë, në përpjekje për të bërë disa manovra kështu që ta kalojmë tjetrin dhe të mos jemi në vend të fundit në këto renditje. Unë po zhvilloj një ide që lidhet me krijimin e kushteve që më shumë njerëz jashtë politikës dhe diplomacisë, njerëz nga zonat ndërkufitare të veprojnë dhe të rrisin potencialin e këtyre marrëdhënieve. Kontributin e hulumtimit e shoh edhe në atë që kërkon një reciprocitet. Zakonisht, si bullgarët, ashtu edhe rumunët, kur shkojnë në vendin tjetër, shkojnë me të njëjtin bagazh, gjë që mund të pengojë komunikimin e mirë. Po përpiqem t'i bind të gjithë që ta lëmë pas këtë bagazh dhe të kërkojmë një identitet dinamik, të zhvillohemi së bashku me fqinjët, jo si konkurrentë, por në dialog”. 

Të dy vendet tani kanë shansin të ecin së bashku rrugën drejt Shengenit, por a mund të gjejnë një qasje të përbashkët për të bindur Austrinë dhe Holandën për gatishmërinë e tyre për zonën Shengen? 


"Kishim informacion se kryeministrat e dy vendeve po koordinojnë veprimet e përbashkëta të dy vendeve tona. Në të vërtetë, po vëzhgohet një ndryshim në mënyrën e veprimit - Rumania tenton të kërkojë të drejtat e saj në institucionet ndërkombëtare gjyqësore, ajo kërkon aleatë midis institucioneve evropiane për të bërë presion mbi Austrinë. Meqenëse Rumania e kupton se vendi po humbet duke qenë jashtë Shengenit, duke përfshirë investimet - jo vetëm që kamionët e kompanive të transportit presin shumë në kufi, sepse vendet tona janë jashtë Shengenit, investimet e huaja rrjedhin në Hungari, Poloni, apo në vende të tjera të rajonit që janë pjesë e Shengenit. Kjo perceptohet si e padrejtë. Po, Bullgaria duket më me këmbë në tokë ose modeste në ambiciet e saj. Ndoshta elitat tona diplomatike janë të vetëdijshme se nuk është realiste në këtë fazë të sulmojmë këtë objektiv kokë më kokë. Mua personalisht më intereson ideja që po diskutohet për të ashtuquajturin Mini-Shengen, ose Shengen i Vogël. Sipas mendimit tim, ajo do të vazhdojë të jetë e rëndësishme për sa kohë që ka shenja se ne nuk do të pranohemi më në Shengen këtë vit. Mini-Shengeni bullgaro-rumun është interesant sepse do të ishte një lloj formule që të dy vendet të mbështeteshin më shumë në dinamikën ekonomike dhe njerëzore mes tyre. Në këtë mënyrë do të tregojmë se mund t’i përmbushim vetë standardet e Shengenit dhe kështu të bëjmë presion mbi Perëndimin, por edhe të mos humbasim duke mbetur të papranuar në Shengen”. 

Foto: bdi.bg, BNR, digi24.ro

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva 



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

BSP është e gatshme të marrë pjesë në një dialog për kabinet, por në kushte të caktuara

Në konsultimet me presidentin Rumen Radev për formimin e qeverisë në kuadër të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor, bashkëkryetari i grupit të pestë më të madh parlamentar - "BSP - E majta e bashkuar" Atanas Zafirov shprehu bindjen se duhet të..

botuar më 24-12-11 6.07.MD

“Vëzrazhdane” i kërkoi presidentit mandatin e tretë për formimin e qeverisë

Në konsultimet e sotme me presidentin Rumen Radev për formimin e qeverisë në kuadër të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor, kreu i partisë nacionaliste "Vëzrazhdane" Kostadin Kostadinov tha se partia e tij është e gatshme të propozojë një..

botuar më 24-12-11 4.11.MD

Filluan konsultimet me presidentin për formimin e qeverisë

Formimi i shumicës është një detyrë mjaft sfiduese në një parlament shumë të fragmentuar. Më vjen mirë që KuvendiPopullor po fillon të punojë, tha presidenti Rumen Radev në fillim të takimit me përfaqësuesit e GERB-SDS në Presidencë. Gjatë..

botuar më 24-12-10 1.20.MD