Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 16 nëntorin 2023

Mot i vranët me erë

Foto: arkiv

Gjatë natës mbi Bullgarinë Veriore vranësitë do të zvogëlohen deri në kthjellim. Në Bullgarinë Jugore vranasirat do të jenë ende të konsiderueshme dhe do të ketë reshje shiu. Deri në mëngjes reshjet do të ndalen dhe vranësirat do të shpërthejnë. Do të fryjë erë е moderuar nga perëndimi-veriperëndimi.  Temperaturat minimale në shumicën e rajoneve do të jenë ndërmjet  4° dhe 9°, në Sofje rreth 4°.

Të enjten do të mbajë mot kryesisht me diell. Do të vazhdojë të fryjë erë mesatare nga drejtimi perëndimor-veriperëndimor, por pas mesditës gradualisht do të dobësohet. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 11° dhe 16°, në Sofje rreth 11°.

Vranësirat do të jenë të konsiderueshme në male para mesditës dhe vende-vende do të bie sërish borë e dobët, por reshjet do të ndalojnë shpejtë. Rreth mesditës retë do të kthjellohen dhe do të ketë diell. Do të fryjë erë e fortë veriperëndimore e cila gradualisht do të dobësohet. Temperatura maksimale në një lartësi prej 1200 metrash do të jetë rreth 6°, në 2000 metra - rreth 0°.

Në Detin e Zi do të mbizotërojë mot me diell. Do të fryjë erë mesatare, përkohësisht e fortë nga perëndimi-veriperëndimi, por pas mesditës do të dobësohet. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë 15°-16°. Temperatura e ujit të detit është nga 10° në bregun verior deri në 15° në atë jugor.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vlladimir Malinov

Shtrenjtimi i energjisë elektrike do të jetë rreth 10%

Nuk do të ketë rritje të ndjeshme të çmimit të energjisë elektrike për konsumatorët familjarë, tha ministri në detyrë i energjetikës, Vlladimir Malinov. Mendoj se rritja mund të jetë minimale brenda proceseve inflacioniste. Ka mekanizma për të..

botuar më 24-05-20 8.52.PD

Vizitat e të huajve në Bullgari në vitin 2023 arritën nivelet para COVID-19

Numri i vizitave të shtetasve të huaj në Bullgari u rrit me 16.0 për qind në vitin 2023, me kontributin më të madh nga Turqia dhe Rumania. Kjo theksohet në pasqyrën ekonomike të treguesve makroekonomikë të ekonomisë bullgare të Bankës Kombëtare..

botuar më 24-05-19 9.10.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 8 dhe 13°, në Sofje 10°. Në mëngjes nëpër lugina do të ketë mjegull. Gjatë ditës do të jetë me diell. Pas mesditës mbi malet do të ketë vranësira dhe vende-vende do të ketë reshje..

botuar më 24-05-17 7.20.MD