Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rruzarja e festave të dhjetorit fillon me ditët e shenjtorëve Varvara, Sava dhe Nikolla

Foto: arkiv

Filloi një seri festash të mrekullueshme gjatë muajit dhjetor, të cilat do të na çojnë drejt dritave dhe momenteve të përbashkëta të rehatisë dhe dashurisë me njerëzit më të afërt në prag të Krishtlindjeve.

“Varvara gatuan, Sava pjek, Nikolla pret mysafirë” – kështu populli ynë i përshkruan tri festat në fillim të muajit të fundit të vitit.

E para në seri është e ashtuquajtura Varvara ose Krishtlindjet e Grave. Më 4 dhjetor, Kisha Ortodokse nderon kujtimin e dëshmores së madhe të shenjtë Varvara - një vajzë nga një familje fisnike, së cilës i kanë prerë kokën për besimin e saj të krishterë në fillim të shekullit të IV. Emri Krishtlindja e Grave vjen nga një zakon në Bullgarinë Perëndimore, sipas të cilit vajzat e veshura me rrobat e tyre më të bukura dhe vajzat më të reja, me çanta të varura mbi supe, shkojnë shtëpi më shtëpi dhe këndojnë këngë-bekime, duke uruar shëndet dhe pjellori. Populli beson se dita dhe nata takohen në Varvara, d.m.th. bëhen të barabarta dhe që nga ajo ditë e deri në Ditën e Ignat Hyjmbajtësit, ose Ingazhden, /20 dhjetor/ dita “ngrihet” sa maja e gjilpërës.

Sipas besimeve popullore Shën Varvara, Shën Sava dhe Shën Nikolla kanë lidhje fisnore. Në përfytyrimet e popullit bullgar Sava, të cilën e nderojmë me 5 dhjetor, zakonisht është grua, motra e Varvarës, ndërsa Nikolla është vëllai i tyre. Populli ynë e përshkruan Varbarën si mbrojtësen e fëmijëve nga sëmundjet (lia), ndërsa Shën Sava sundon mbi murtajën. Për të mos i zemëruar motrat, në disa rajone të Bullgarisë ka traditë që në këtë ditë të mos preken gërshërët, gjilpërat, thikat etj. Në fshatra të tjera Dita e Savës /Savinden/ i kushtohet kujtimit të të vdekurve - gratë ziejnë grurë dhe bëhen shërbesa përkujtimore. Gjithashtu kryhet një ritual i pjellorisë - në lindjen e diellit, njerëzit pa fëmijë shoshitin miellin përmes një site të kthyer përmbys. Më pas gatuajnë dhe pjekin bukë ceremoniale, të cilën e shpërndajnë në udhëkryq me besimin e fortë se kjo do t’ua “kthejë” fatin.

Shën Nikollën Mrekullibërësin e nderojmë më 6 dhjetor. Shenjtori mbrojtës i peshkatarëve dhe bankierëve është në fakt edhe arketipi i plakut të mirë, të cilin çdo fëmijë e pret me dëshirë të madhe në Krishtlindje.

Dihet pak që imazhi i Plakut të Vitit të Ri lidhet me Shën Nikollën Mrekullibërës, i quajtur kështu për shkak të mrekullive të shumta që ai bëri jo vetëm gjatë jetës së tij, por edhe pasi u largua nga kjo botë. Një nga tregimet më të njohura të përshkruara në jetën e shenjtorit është fitorja e tij e mrekullueshme mbi stuhinë e detit, të cilën ai e zbuti me lutje.

Në folklorin bullgar, shenjtori ka krahë, gjë që i jep atij tipare të përafërta me imazhin mitik të njeriut-dragoi. Etnografët kanë regjistruar legjenda që tregojnë se si Shën Nikolla është në një tryezë, kur një stuhi shpërthen në det. Shën Nikolla "bie në gjumë", por në të vërtetë fluturon për të shpëtuar njerëzit në telashe. Për këtë tregohet në një këngë të bukur popullore, e cila interpretohej në Ditën e Shën Nikollës gjatë vaktit festiv, "Shën Nikolla farkëtoi një kalë "

Lexoni më shumë për traditat dhe zakonet bullgare në lidhje me kremtimin e shenjtorëve Varvara, Sava dhe Nikolla KETU.

Përpiloi: Elena Karkallanova

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

147 vjet nga Epopeja e Shipkës

“Ka shumë vende në trojet bullgare që ruajnë kujtimin e luftërave për çlirimin kombëtar, por lavdia e Epopesë së Shipkës mbetet e patejkalueshme. Kështu shkroi presidenti Rumen Radev në faqen e tij në Facebook me rastin e 147-vjetorit të Epopesë së..

botuar më 24-08-24 12.38.MD

"Gruaja me shumë fytyra" - ekspozitë fotografike për 90 vjetorin e aktores së madhe Tatjana Llollova

Ekspozita “Gruaja me shumë fytyra” me fotografi bardh e zi hapet me rastin e 90-vjetorit të aktores së madhe Tatjana Llollova. Fotot do të ekspozohen në Lulishten e Qytetit përballë Teatrit Kombëtar “Ivan Vazov”. “Tatjana pëlqente të luante. Po..

botuar më 24-08-20 6.10.PD

Në Kjustendill shënojnë festën Panagija - Ngritja e Bukës

Në mesin e gushtit në qytetin Kjustendill të Bullgarisë Jugperëndimore shënohet festa “Panagija – Ngritja e Bukës”. Festa lidhet drejtpërdrejt me festën kishtare “Fjetja e Zonjës së Bekuar”, e kremtuar më 15 gusht. Sipas traditës, më 14 gusht, një..

botuar më 24-08-14 3.39.MD