Pas romanit “Strehim kohe”, me të cilin shkrimtari Georgi Gopodinov dhe përkthyesja e romanit në anglisht Angela Rodel fituan çmimin prestigjioz “Booker”, lexuesit britanikë mund të njihen me një libër tjetër të Georgi Gospodinov – “Fizika e trishtimit”.
“Fizika e trishtimit” u botua për herë të parë në ishull së bashku me kujtimet e tij prej 80 faqesh. Lidhur me këtë, shkrimtari i tha “The Guardian” se një roman nuk duhet të jetë një tren që lëviz nga pika A deri në pikën B dhe mund të devijojë si mendimi ynë. I pyetur se si është Bullgaria si një vend për të shkruar, Gospodinov thotë se për të është një vend i gjallë me shumë histori të patreguara për shkak të kulturës së heshtjes që erdhi nga epoka komuniste, kur ishte më e sigurt të mos thuash mendimin tënd. Ai tregon se botimet e tij të para serioze kanë përkuar me vitet pas vitit 1989, të cilat ishin të mbushura me një energji dhe ndjenjën e komunitetit, si në një karnaval.
Lidhur me deklaratën e futbollistit të madh bullgar Hristo Stoiçkov i cili e krahasoi çmimin “Booker” të Gospodinovit me “Topin e Artë” të fituar nga futbollisti, autori është përgjigjur se ai ka qenë ndër të parët që e ka uruar.
Ju kujtojmë se romani i Georgi Gospodinovit “Fizika e trishtimit” është përkthyer edhe në gjuhën shqipe nga shkrimtarja, përkthyesja dhe gazetarja Milena Selimi, e cila ka rrënja bullgare dhe aktualisht është përfaqësuese e pakicës bullgare në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Republikën e Shqipërisë.
Lexoni më tepër:
Edicioni i 20-të i Festivalit Botëror të Filmit të Animuar mbahet nga 11 deri më 15 shtator në Qendrën e Kongreseve në qytetin bregdetar bullgar Varna. Janë të përzgjedhur mbi 70 tituj në 7 kategori, ndër të cilët më të priturit, sipas ekipit, janë..
Janë 4 shfaqje emocionuese të kinemasë bullgare në Paris. Nga data 10 deri më 13 shtator në kryeqytetin francez do të mbahet Festivali i Kinemasë Bullgare, ndërsa edicioni i gjashtë i tij është nën moton "Së bashku më të fortë". "Këtë vit duam..
Deri më 15 shtator, Bulevardi “Vitosha” i kryeqytetit dhe parku përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës janë shndërruar në një librari të madhe në ambient të hapur. Edicioni i radhës i "Rrugicës së Librit", organizuar nga Shoqata "Libri..