Shpenzimet e mbrojtjes, porositë e avionëve luftarakë amerikanë F-16 për Forcat Ajrore Bullgare, politikat mbrojtëse të Evropës, dyshimet për anashkalimin e sanksioneve energjetike kundër Rusisë, stabiliteti i demokracisë në Bullgari. Këtyre pyetjeve të nxehta iu përgjigj kryeministri Nikollaj Denkov në programin “Hard Talk” të BBC, të transmetuar mëngjesin e 20 shkurtit.
Denkov siguroi se Sofja po bën gjithçka që është e mundur për të parandaluar anashkalimin e sanksioneve kundër Rusisë. Lidhur me dyshimet për aktivitetet e "Lukoil - Neftohim", Denkov vuri në dukje se shpesh bëhen deklarata, të cilat më pas nuk mbështeten me prova. “Në nivel kombëtar, në kuadrin e rregulloreve evropiane, ne po bëjmë gjithçka që është e nevojshme, rrjedhim i këtyre kërkesave, por kjo nuk mjafton, sepse problemi është në radhë të parë në nivel evropian dhe jo aq në nivel të vendeve individuale, përfshirë Bullgarinë”, tha Denkov.Në takimin me Ministrin e Punëve të Jashtme të Hungarisë, Peter Szijjártó, Presidenti Rumen Radev shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e Hungarisë për anëtarësimin e Bullgarisë në zonën Shengen. Në një deklaratë nga zyra e shtypit e kreut të shtetit..
Konsultimet e presidentit Rumen Radev me forcat politike të përfaqësuara në parlament përfunduan para dorëzimit të mandatit të parë eksplorues. Sipas Kushtetutës, kreu i shtetit zhvillon konsultime me përfaqësues të grupeve parlamentare të formacioneve..
Këshilli i BE-së vendosi të hiqen kontrollet në kufijtë tokësorë të Shengenit të Bullgarisë dhe Rumanisë nga 1 janari 2025, njoftoi Presidenca hungareze e Këshillit. Në vitin 2024 Inspektimet në kufijtë e Shengenit ajror dhe detar të të dy vendeve u..