Romani i Rene Karabash - "Burrnesha" korr suksese në Francë dhe Amerikë. Në fund të vitit 2023, përkthimi në frëngjisht i librit fitoi çmimin e përkthimit të Klubit Francez PEN. Përkthimi në anglisht, i bërë nga Izidora Angel, fitoi çmimin për përkthim Gulf Coast Translation Prize në Amerikë, njoftoi BTA.
Rene Karabash është pseudonimi i Irena Ivanova, aktore, regjisore dhe poeteshë bullgare. "Burrnesha" tregon për një zakon në Shqipëri, kur në mungesë të një trashëgimtari mashkull në familje, gratë malësore betohen se do të përmbushin rolin e burrit dhe do të jenë beqare.
Romani zgjoi interes me përkthimet e tij në Egjipt, Francë, Poloni, Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Maqedoninë e Veriut. Së shpejti do të publikohet në disa vende të tjera dhe do të fillojë xhirimi i një filmi në bazë të romanit në bashkëpunim midis Bullgarisë, Italisë, Rumanisë dhe Shqipërisë. Regjia e filmit do të bëhet nga Kostadin Bonev.Për mrekullitë në jetë, për aftësinë tonë për të ndjekur rrugën dhe për të mos tradhtuar besimin tonë flet filmi i ri bullgar "Mos i mbyll sytë", i cili shfaqet në kinematë e vendit. E thënë shkurt, historia është si vijon: një prift - At Pavell -..
Filmi i ri bullgar "Terapia", premiera e të cilit është më 7 shkurt, është përzgjedhur për të marrë pjesë në disa festivale ndërkombëtare në SHBA dhe Evropë, transmeton BTA. Midis tyre janë edicioni i 78-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Salerno..
Edicioni i dhjetë i festivalit “Master of Art”, i cili hapet më 7 shkurt në kinemanë “Lumiere”, përfshin mbi 50 filma me tema të ndryshme të lidhura me artin. Programi i konkursit ndërkombëtar është i ndarë në kategori të ndryshme - "Arkitektura", "Dizajni..
Për mrekullitë në jetë, për aftësinë tonë për të ndjekur rrugën dhe për të mos tradhtuar besimin tonë flet filmi i ri bullgar "Mos i mbyll sytë", i cili..