Romani i Rene Karabash - "Burrnesha" korr suksese në Francë dhe Amerikë. Në fund të vitit 2023, përkthimi në frëngjisht i librit fitoi çmimin e përkthimit të Klubit Francez PEN. Përkthimi në anglisht, i bërë nga Izidora Angel, fitoi çmimin për përkthim Gulf Coast Translation Prize në Amerikë, njoftoi BTA.
Rene Karabash është pseudonimi i Irena Ivanova, aktore, regjisore dhe poeteshë bullgare. "Burrnesha" tregon për një zakon në Shqipëri, kur në mungesë të një trashëgimtari mashkull në familje, gratë malësore betohen se do të përmbushin rolin e burrit dhe do të jenë beqare.
Romani zgjoi interes me përkthimet e tij në Egjipt, Francë, Poloni, Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Maqedoninë e Veriut. Së shpejti do të publikohet në disa vende të tjera dhe do të fillojë xhirimi i një filmi në bazë të romanit në bashkëpunim midis Bullgarisë, Italisë, Rumanisë dhe Shqipërisë. Regjia e filmit do të bëhet nga Kostadin Bonev.Filmi më i ri bullgar "Para se të harroj" mund të shihet që nga sot në kinema. Ai rikrijon realitetin e trishtuar të një prej sëmundjeve më të zakonshme moderne - demencës. Skenaristja Teodora Stoillova-Donçeva është frymëzuar nga ngjarje reale. Filmi..
Në Galerinë e Arteve "Kvadrat 500" (pjesë e Galerisë Kombëtare) në Sofje, një ekspozitë prezanton koleksionin e Galerisë Kombëtare, që përmban njëzet e një fletë grafike të piktorit Pikaso (1881–1973). Veprat janë të lidhura tematikisht me..
Një histori si një film - ne shpesh themi me vete kur na tregohet një histori e jashtëzakonshme ose dëgjojmë një të tillë nga tavolina fqinje në një kafene. Por është pikërisht kinemaja ajo që duket se e ndihmon njeriun e sotëm të varur në mënyrë..
Një festival i jashtëzakonshëm si gjithmonë, por ajo që bie në sy në edicionin e 29-të është prania e kinemasë bullgare. Nga rreth 180-200 filma në..