Komandanti Suprem i Komandës Aleate të NATO-s, gjenerali Philipppe Lavigne, është duke bërë një vizitë në Bullgari.
"Kontributi i Bullgarisë në NATO është i një rëndësie vendimtare, veçanërisht në lidhje me rajonin e Detit të Zi dhe krahun lindor," tha i ftuari gjatë takimeve. Ai vlerësoi angazhimin e Bullgarisë për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes.
Nga ana e vet shefi i Mbrojtjes, admirali Emill Eftimov, theksoi se jemi dëshmitarë të ndryshimeve transformuese në vetë natyrën e luftës. "Është me rëndësi të madhe për ne dhe aleatët tanë të ruajmë dhe zhvillojmë epërsinë teknologjike që ka qenë gjithmonë thelbësore për epërsinë ushtarake." Zhvillimi i një industrie të fuqishme të mbrojtjes, e aftë për t'iu përgjigjur në mënyrë adekuate sfidave të reja është një mësim kyç për të gjitha vendet anëtare të NATO-s dhe BE-së”, theksoi Eftimov.Agjencia Shtetërore për Sigurinë Kombëtare nuk ka informacion se në mesin e anëtarëve bullgarë të ekuipazhit të anijes "Vezhen" të ndaluar në Suedi ka agjentë të shërbimeve të huaja ose autorë të veprave kriminale, njoftoi drejtori i agjencisë, Pllamen..
Rasti i anijes së ndaluar “Vezhen” është diskutuar të martën me dyer të mbyllura në Komisionin e Sigurisë dhe Mbrojtjes së Parlamentit Evropian, bëri të ditur eurodeputeti Andrej Novakov. Sipas tij, është e mundur që palë të treta në anijen e ndaluar të..
Sot do të prezantohen kushtet dhe afatet për aplikim në fazën e re të programit EXPLORER të Institutit për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji INSAIT në Universitetin e Sofjes “Shën Kliment Ohridski”. Qëllimi i programit është të..
200 nxënës bullgarë nga mosha 11 deri në 15 vjeç do të mund të marrin pjesë në kampet hapësinore të NASA-s në Turqi këtë verë. Këtë e tha për Radio Varna..
Gjatë natës do të ketë vranësira të konsiderueshme. Në fusha dhe lugina do të mbajë mjegull. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 0° dhe 5°, në..
Ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov niset për në Shtetet e Bashkuara më 29 janar. Ai do të marrë pjesë në dorëzimin zyrtar të avionit të parë bullgar..