Komandanti Suprem i Komandës Aleate të NATO-s, gjenerali Philipppe Lavigne, është duke bërë një vizitë në Bullgari.
"Kontributi i Bullgarisë në NATO është i një rëndësie vendimtare, veçanërisht në lidhje me rajonin e Detit të Zi dhe krahun lindor," tha i ftuari gjatë takimeve. Ai vlerësoi angazhimin e Bullgarisë për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes.
Nga ana e vet shefi i Mbrojtjes, admirali Emill Eftimov, theksoi se jemi dëshmitarë të ndryshimeve transformuese në vetë natyrën e luftës. "Është me rëndësi të madhe për ne dhe aleatët tanë të ruajmë dhe zhvillojmë epërsinë teknologjike që ka qenë gjithmonë thelbësore për epërsinë ushtarake." Zhvillimi i një industrie të fuqishme të mbrojtjes, e aftë për t'iu përgjigjur në mënyrë adekuate sfidave të reja është një mësim kyç për të gjitha vendet anëtare të NATO-s dhe BE-së”, theksoi Eftimov.Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4 dhe 9°, në Sofje rreth 5°. Vende-vende në gjysmën perëndimore të vendit do të ketë reshje shiu, më të theksuara në zonat malore. Do të fryjë erë e dobët, në Bullgarinë Lindore - erë mesatare..
Anëtarësimi i Bullgarisë në Shengen është një mundësi e madhe, por edhe një sfidë. Në mënyrë që vendi ynë të përfitojë sa më shumë nga kjo mundësi, duhet të hiqen barrierat administrative që pengojnë sektorin e turizmit. Këtë e deklaruan pjesëmarrësit në..
Me vendim të qeverisë sot po krijohet Këshilli Ndërinstitucional për Kontrollin e Investimeve të Huaja Direkte. Ai do të shqyrtojë aplikimet për investime të huaja direkte në Bullgari nga investitorë të regjistruar në vende të treta jashtë Bashkimit..
200 nxënës bullgarë nga mosha 11 deri në 15 vjeç do të mund të marrin pjesë në kampet hapësinore të NASA-s në Turqi këtë verë. Këtë e tha për Radio Varna..
Gjatë natës do të ketë vranësira të konsiderueshme. Në fusha dhe lugina do të mbajë mjegull. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 0° dhe 5°, në..
Ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov niset për në Shtetet e Bashkuara më 29 janar. Ai do të marrë pjesë në dorëzimin zyrtar të avionit të parë bullgar..