Pas një sërë eksperiencash interesante në zhanre të ndryshme dhe në skena të ndryshme, ishte çështje kohe që Toma Zdravkov t'i kthehej tingullit të papërpunuar rok me një këngë të re. Dhe siç sugjeron vet titulli i saj - "Përpara" – pasi grumbulloi përvojë të larmishme, Toma vazhdon të zhvillohet, siç pranon vet ai:
"Përpara" - po, sepse unë jam duke ecur përpara. Por nuk është vetëm kaq – “Përpara”, sepse njeriu duhet të shikojë përpara, por në të njëjtën kohë duhet të ketë mbështetjen e njerëzve më të afërt – miqve. Kënga në fakt ka të bëjë me miqësinë. Dua t'i uroj të gjithë miqtë e mi me këtë këngë dhe shpresoj që njerëzit kur ta dëgjojnë këngën, t'ia luajnë shokut të tyre më të mirë. Sepse vërtet miqtë janë një pjesë e pandryshueshme e jetës sonë dhe nëse nuk ke miq, nuk ke asgjë.”
Me miq të mirë u krijua edhe kënga. Muzikën e kompozoi vet Toma Zdravkov. Ai e shkroi edhe tekstin në bashkautorësi me Rumen Gajdev - Garo. Toma Zdravkov e bëri aranzhimin me të gjithë grupin që mban emrin e tij - TOMA. Videoja e këngës është e përshtatshme - shumë e gjallë, e zjarrtë, plot energji. Duke zbuluar se "Përpara" shënon fillimin e një serie këngësh të reja origjinale, Toma thotë se po shikon përpara në mbledhjen e tyre në një album.
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Ai punon një nga profesionet më prestigjioze dhe më interesante. Fytyra e tij është e njohur në mbarë botën, por njerëzit zakonisht e imagjinojnë atë me mjekrën e mbështetur në një violinë Stradivari. I ftuar i Radio Bullgarisë është Rainer Honeck,..
Grupi “Kanella” njihet prej vitesh, por në vitin 2022 përbërja e formacionit u rinovua dhe grupi regjistroi këngën e tij të parë “Zana”. Pasuan "Përgjithmonë", "Lulet" dhe "Unaza", e cila ishte e pranishme për më shumë se një muaj në renditjen e BNR TOP 20...
Një rrugëtim i jashtëzakonshëm mes zhanreve muzikore dhe vendndodhjeve gjeografike na pret sonte më 14 nëntor. Në sallën 11 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në Sofje nga ora 19:00, toni i butë i fyellit bullgar do të takohet me tingujt klasikë të..