Mandati i parë për formimin e qeverisë me kandidaten për kryeministre Maria Gabriel nga GERB-SDS përfundoi pa sukses, pasi Kuvendi Popullor votoi me 226 vota “pro”, asnjë kundër dhe një “abstenim” në një mbledhje të jashtëzakonshme. Sipas Kushtetutës, do të dorëzohet një mandat i dytë eksplorues për formimin e qeverisë.
Në emër të "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB), Atanas Atanasov, konfirmoi gatishmërinë e tyre për të formuar një qeveri me mandatin e dytë "me një kandidat të pranueshëm reciprokisht për kryeministër, të nxjerrë nga grupi parlamentar i "GERB-SDS".
“Nuk duam një mandat të tretë”, tha kryetarja e Partisë Socialiste Bullgare (BSP), Kornelija Ninova.
Është e qartë se po shkojmë në zgjedhje, çdo gjë tjetër është farsë dhe pikëllim, tha në Kuvend bashkëkryetari i Lëvizjes për të Drejta dhe Liri (DPS) Deljan Peevski. "Z. Borisov e përjashtoi mandatin e dytë. Unë e përjashtoj të tretin, nëse është me DPS-në", shtoi Peevski.Gjatë natës moti do të jetë kryesisht i kthjellët dhe i qetë. Në orët e mëngjesit në ultësira, kryesisht në gjysmën lindore të vendit dhe përgjatë rrjedhës së lumit Danub do të mbajë mjegull ose vranësira të ulëta. Temperaturat minimale do të..
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte mbërriti me një helikopter të Forcave Ajrore Bullgare në poligonin Novo Sello, në rrethin e Slivenit, për t'u njohur me punën e grupit luftarak shumëkombësh me vendin kornizë Italinë. I ftuari shoqërohej nga..
Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev deklaroi nga Brukseli se presidenti ukrainas Volodimir Zelenski ka treguar mirëkuptim të plotë për vendimin për të mos nënshkruar Marrëveshjen e Bashkëpunimit midis Bullgarisë dhe Ukrainës pa mbështetjen e Asamblesë..