Banorët e tij e përkufizojnë atë si "Zvicra e Vogël e Rodopeve" për shkak të natyrës së jashtëzakonshme që e rrethon dhe kushteve të mira të jetesës. Babjak nuk është fshati tipik i izoluar dhe i shkretë bullgar, por një shembull për t'u ndjekur. Prandaj, vendasit nuk duan ta lënë atë. Përkundrazi, ata duan të jetojnë atje dhe të rrisin fëmijët e tyre. "Ejani dhe shikoni! Edhe në Sofje nuk kanë një sistem të tillë kanalizimesh dhe një infrastrukturë të tillë si këtu!" – thotë me krenari Shemedin Bëskov, i cili në vazhdim të dy mandateve është kryetari i komunës së fshatit, që ndodhet rreth 15 km nga qendra komunale Belica. Para mikrofonit të Biljana Sllavçevës nga BNR-Bllagoevgrad, ai tregoi:
"Ky është i vetmi fshat në Republikën e Bullgarisë, nga i cili nuk ka shpërngulur asnjë njeri. Fshati ynë është shumë i bukur, infrastruktura është ndërtuar falë kryetarit të komunës. Ku mund ta gjeni këtë - të jetoni midis maleve Pirin, Rilla dhe Rodope? Njerëzit e zgjedhin qetësinë dhe ne jemi me fat që kemi lindur në këtë fshat piktoresk. Thjesht, nuk mund ta përshkruaj atë!"
Në Babjak ka mbi 730 banorë. Fshati ka një kopsht fëmijësh dhe madje diçka që haset gjithnjë e më rrallë në vendbanimet e vogla në vendin tonë - një shkollë plot me nxënës. Dhe fëmijët në Babjak po rriten vazhdimisht:
"Kopshtin tonë e frekuentojnë rreth 25 fëmijë. Është një kopsht i përzier. Por janë vetëm 14 shtretër, nuk mjaftojnë. Në grup ka fëmijë nga 3 deri në 6 vjeç. Ata e vizitojnë kopshtin deri në mesditë, sepse nuk ka se ku të flenë. Prandaj tani po aplikojmë me një projekt për një kopsht të ri. Në shkollën tonë fillore "Shenjtorët Kiril dhe Metodi" mësojnë rreth 100 fëmijë. Disa prej tyre transportohen me autobus nga fshatrat fqinje", thotë Shemedin Bëskov.
Një pjesë e banorëve të Babjakut janë punëtorë sezonalë që në dimër shkojnë jashtë vendit dhe kur vjen moti i ngrohtë kthehen në vendlindje. “Njerëzit tanë janë punëtorë, jetojmë bashkë, ndihmojmë njëri-tjetrin”, thotë Shemedin Bëskov.
Dy vjet më parë, një punishte e vogël për 15-16 rrobaqepëse hapi dyert në fshat. "Ne duam të zhvillojmë gjithashtu turizmin rural, si në fshatin fqinj Orcevo, ku ka shtëpi për mysafirë. Por njerëzit tanë kanë nevojë për mbështetje nga shteti," thotë kryetari i komunës së Babjakut.
Sigurisht, turizmi mund të rezultojë një “minierë ari” për Babjakun. Aty pranë ndodhen mbetjet e shenjtëroreve trake, një tumë varrimi nga epoka e vonë e hekurit dhe një nekropol mesjetar. Dhe një gjë tjetër kurioze – flitet se nën majën Babjashka Çuka ka depozita ari dhe se ari është nxjerrë këtu 2500-3000 vjet më parë nga fisi besi.
A nuk do të bëhet Babjaku Klondajku i ri ? Një gjë është e sigurt - natyra e bukur dhe kuzhina lokale janë shumë të rëndësishme për tërheqjen e turistëve. Si dhe prania e të rinjve me interes ndaj ideve të reja. “Kemi të rinj që krijojnë familje, por kemi edhe beqarë, madje po mendoj t’u vendos atyre një taksë beqari që të krijojnë më në fund familje!” – bën shaka kryetari i komunës dhe shton:
"Në mbrëmje do të shihni se sa nëna me karroca ka! Dhe qendrën tonë e kemi quajtur "Zvicra e vogël në Rodope". Sepse një qendër të tillë kaq të madhe dhe të këndshme nuk ka as nëpër qytete! " , përfundoi kryetari i komunës së fshatit Shemedin Bëskov.
Lexoni më tepër:
Përpiloi: Veneta Nikollova /bazuar në materialin e Biljana Sllavçeva nga BNR-Bllagoevgrad/
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Presidenti i Republikës së Bullgarisë Rumen Radev uroi të gjithë bullgarët në vendin tonë dhe në mbarë botën me rastin e Vitit të Ri 2025 dhe u uroi paqe, shëndet dhe prosperitet. “Bota po përcjell një vit plot rreziqe. Luftërat po bëhen më të..
“Siguria, Evropa” është motoja e Presidencës polake të Këshillit të Bashkimit Evropian, e cila fillon më 1 janar. Ajo përkon me një periudhë pasigurie rreth luftës në Ukrainë, hyrjen e ardhshme në detyrë të Presidentit të porsazgjedhur të SHBA-së, Donald..
Një vit i mbarë për Agjencinë Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Vendit, në të cilin gjithçka u zhvillua ashtu siç duhej – kështu e përmblodhi vitin 2024 drejtuesja e saj, Rajna Manxhukova. Në një intervistë për Radio Bullgarinë, ajo shprehu kënaqësinë për..
Në vitin 2024, ne bullgarët shfrytëzuam në mënyrë aktive motorin e kërkimit Google për t'u informuar rreth temave që pasqyrojnë atë që po ndodh në botë..