"La Sapienza" në Romë është një nga universitetet më të vjetra dhe më prestigjioze italiane, i themeluar në vitin 1303. Në ditët e sotme është universiteti më i madh në Evropë për nga numri i studentëve që studiojnë me kohë të plotë. Ashtu si në institucione të tjera të arsimit të lartë në Itali, edhe në të mësohet gjuha bullgare. Për momentin, studimet në gjuhën bullgare janë pjesë e një departamenti të madh "Studime evropiane, amerikane dhe ndërkulturore", dhe janë në kolegjiumin "Gjuhët sllave të jugut", së bashku me serbishten dhe kroatishten, mësojmë nga docentja Natalija Njagollova, pedagoge në gjuhën dhe kulturën bullgare në “La Sapienza”.
“Megjithatë, ka interes, edhe pse jo aq të madh. Tek ne studiojnë rreth 6 persona dhe e veçanta është që studentët mund të zgjedhin bullgarishten si specialitet kryesor, si një gjuhë të dytë ose thjesht ta studiojnë pa kredi - për kënaqësi."
Disa studentë e mësojnë bullgarishten në "La Sapienza" sepse janë me origjinë bullgare dhe kjo është një mënyrë për të mbajtur kontakte me atdheun e tyre të largët, disa të tjerë - sepse kanë miq bullgarë ose kanë qenë në vendin tonë:
“Kisha një studente doktorature që duke parë disa gërmime arkeologjike pranë Shumenit i pëlqeu Bullgaria aq shumë sa filloi ta mësojë bullgarishten – thotë docentja Njagollova. – Për momentin kam një studente që është pasardhëse e bullgarëve të Besarabisë. Në përgjithësi, italianët kanë një potencial të madh për të mësuar bullgarishten. Ajo është një gjuhë analitike, siç është edhe italishtja.
Përveç në "La Sapienza", gjuhë dhe letërsi bullgare mësohet në universitetet e Napolit, Venecias, Bolonjës, Barit, Triestes. Fillimin e ka bërë qysh në vitin 1929 sllavisti dhe specialist në gjuhen bullgare Enrico Damiani, i cili krijoi katedrën e letërsisë sllave në "La Sapienza", ndërsa në vitin 1942 themeloi edhe departamentin e gjuhës bullgare në Universitetin e Napolit. Ishte Enrico Damiani që themeloi departamentin italian në Universitetin e Sofjes në vitin 1942. Studiues si Riccardo Picchio (1923-2011), si dhe sllavistët e shquar bashkëkohorë italianë Sante Graciotti, Giuseppe Dell'Agata, Mario Capaldo, Marcello Garzaniti, kontribuan në popullarizimin e gjuhës dhe kulturës bullgare në Itali.
“Italianët kanë një shkollë paleosllave shumë të zhvilluar, kanë specialistë, por ajo tashmë nuk e ka këtë popullaritet, sidomos ndër të rinjtë këtu – thotë doc. Njagollova. – Nga ana tjetër, për fat të keq, shumë studentë nuk kanë informacione për Bullgarinë, për gjuhën tonë, sepse bullgarishtja është një gjuhë specifike në familjen sllave. Mendoj se duhet punuar në drejtim të sigurimit të më shumë përkthimeve të letërsisë dhe filmave bullgarë në Itali. Instituti Bullgar i Kulturës në Romë po bën shumë në këtë drejtim, të njëjtën gjë po bëjnë edhe kolegët bullgarë në Itali, por nuk mjafton. Ndoshta duhet menduar më shumë që letërsia bullgare të arrijë te italianët dhe jo vetëm ajo moderne” – tha në përfundim doc. Njagollova.
Foto: Veneta Nikollova, Elena Karkallanova
Video: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Deri në fund të vitit bullgarët do të takohen me kulturën franceze në formën e një sërë shfaqjesh filmash, leximesh letrare, konferencash, ekspozitash etj . Rasti është 145 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Francës dhe..
Një nga vendet më interesante dhe plot ngjyra në çdo vendbanim është tregu i tij. Pavarësisht nëse është i hapur përditë apo në një ditë të veçantë të javës, nëse ka ose jo specifika të produkteve që ofron, tregu është një fenomen kulturor që ka..
Ditën e premte në ambientet e Ambasadës së Shqipërisë në Sofje u zhvillua një takim i ngrohtë dhe i përzemërt mes Ambasadores Znj. Inid Milo me studentët dhe profesorët e Gjuhës shqipe në Departamentin e Ballkanistikës të Universitetit të Sofjes “Shën..
Pas suksesit të festivalit "Ne jemi fëmijët e lumit" në shtator, një fondacion qytetarësh përsëri bëhet partner me rajonin e Plovdivit "Centralen". Këtë..