Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Zgjedhjet 2024

Prof. i asociuar Hristo Hristev: Parlamenti Evropian nuk është çështje numrash, por përgatitjeje dhe kuptimi se si funksionon BE-ja

"BE është perspektiva e zhvillimit normal të Bullgarisë"

Foto: Parlamenti Evropian

Parlamenti Evropian është organi i vetëm në BE i zgjedhur drejtpërdrejt nga qytetarët. 6 138 050 votues bullgarë kanë të drejtë të emërojnë 17 përfaqësues politikë për ta përfaqësuar Bullgarinë në Parlamentin e ri Evropian për pesë vitet e ardhshme. Zgjedhjet e sotme zhvillohen, nga njëra anë, në sfondin e pasojave të krizave afatgjata që ka përjetuar dhe po vazhdon të përjetojë komuniteti i Kontinentit të Vjetër - pandemia shëndetësore, kriza energjetike dhe inflacioni, lufta dhe vala e refugjatëve. Nga ana tjetër - në një situatë të paqëndrueshmërisë politike brenda Bullgarisë, në prag të hyrjes në eurozonë dhe gjatë debateve gjithnjë e më të ashpra për vendin e interesit kombëtar në skenën e përbashkët politike të Evropës. Pse është e rëndësishme të ushtrojmë të drejtën tonë për të votuar për Parlamentin Evropian? Vesella Krësteva bisedoi për temën me profesorin e asociuar dr. Hristo Hristev, profesor i së drejtës evropiane në Fakultetin Juridik të Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski”.

Prof. i asociuar dr. Hristo Hristev

"Parlamenti Evropian është një nga institucionet kryesore të Bashkimit Evropian. Ai së bashku me Këshillin e Bashkimit Evropian janë dy institucionet që miratojnë kornizën e përgjithshme legjislative në të. Edhe nëse shikojmë legjislacionin e kaluar (projektligjet e propozuara dhe të miratuara) nga viti 2019 deri në vitin 2024 mund të shohim se janë miratuar një sërë aktesh legjislative jashtëzakonisht të rëndësishme për zhvillimin e përgjithshëm të komunitetit dhe të shteteve anëtare në të, të cilat ndikojnë në aspekte të tilla të rëndësishme të jetës sonë, si p.sh. mjedisi dixhital - ofrimi i shërbimeve në këtë mjedis, garancitë që kanë të gjithë personat që jetojnë në Bashkimin Evropian për të mbrojtur të drejtat e tyre gjatë përdorimit të shërbimeve të ndryshme online. Në fakt, në fazën e zhvillimit të integrimit evropian, ku ne po gjendemi aktualisht, një pjesë e konsiderueshme e rregullimit në aspekte të ndryshme të jetës ekonomike të përditshmërisë sonë është një rregullim i përbashkët i Bashkimit Evropian, sepse tregu që ekziston në këtë hapësirë ​​të madhe, që është Bashkimi Evropian, është gjithashtu i përbashkët. Nga ky këndvështrim, pjesëmarrja në zgjedhjet për Parlamentin Evropian, mbështetja për kandidatët që kanë një përgatitje të mirë dhe e dinë se ku po shkojnë, për mendimin tim, është vendimtare për të përfaqësuar në mënyrë adekuate interesat e qytetarëve bullgarë që janë edhe qytetarë të Bashkimit Evropian.

Fatkeqësisht, gjatë fushatës së tyre parazgjedhore, pak nga 418 kandidatët bullgarë dërguan mesazhe dhe shpjegime të qarta për shumicën e votuesve, tha profesorin e asociuar dr. Hristev.


“Mjerisht, jemi dëshmitarë të një qasjeje tejet populiste nga një pjesë e konsiderueshme e kandidatëve që përdorimin madje deklarata të rreme, duke u përpjekur të manipulojnë dukshëm një pjesë të qytetarëve bullgarë për të marrë përkrahjen e tyre. Një shembull tipik në këtë drejtim janë pohimet sesi Bashkimi Evropian nuk e ka lejuar prodhimin e domateve bullgare, se si ka një kuotë të caktuar për prodhimin e domateve bullgare. Këto janë deklarata absolutisht të rreme që nuk përputhen me realitetin.

Fatkeqësisht, pjesa më e madhe e fushatës nuk zbuloi një qasje objektive racionale, por zbuloi përdorimin e formulave të thjeshta populiste dhe përpjekje për të shfrytëzuar frikën e njerëzve”.

A janë 17 deputetë bullgarë në Parlamentin Evropian prej 720 anëtarësh shumë apo pak?A mund të çojë vota e tyre në ndryshim?


“Parlamenti Evropian është një organizatë ligjbërëse shumë e saktë dhe e organizuar mirë, në të cilën, për mendimin tim, faktori kryesor nuk është vetëm se sa deputetë ka një vend, por është kapaciteti i këtyre njerëzve – pohon prof. i asociuar dr. Hristev. Kur ata janë përfaqësues të përgatitur mirë që dinë se si funksionon Parlamenti Evropian, që e kanë të qartë se ky nuk është një lloj cirku, teatri apo, për fat të keq, një vend për biseda të përgjithshme dhe populiste, që është bërë kryesisht Parlamenti ynë, atëherë ekziston një mënyrë për të arritur qëllimet, për të gjetur një realizim adekuat të interesave specifike që kemi në nivel lokal. Përveç kësaj, numri i deputetëve tanë është i krahasueshëm me numrin e anëtarëve nga vende si Suedia. Finlanda.

Biografia dhe rruga publike e deritanishme e kandidatëve duhet të jetë një udhërrëfyes i rëndësishëm për votuesin, na thotë prof. i asociuar Hristev. Pyetjes nëse interesi kombëtar i Bullgarisë kërcënohet nga Bashkimi Evropian, specialist juridik iu përgjigj:


"Më duket se të gjithë ata që përpiqen të krijojnë një tregim negativ për efektin dhe përfitimet e anëtarësimit të Bullgarisë në Bashkimin Evropian janë ose budallenj, ose keqdashës. Ka shumë tregues të ndryshëm që përvijojnë efektin jashtëzakonisht pozitiv për Bullgarinë nga anëtarësimi i saj në komunitet. Kjo është arsyeja kryesore që vendi të jetë në një cikël rritës ekonomik gati njëzetvjeçar, që produkti i brendshëm bruto të rritet disa herë dhe të rritet numri i qytetarëve bullgarë që kanë një nivel socio-ekonomik, që i afron ndoshta jo me vendet më të pasura evropiane, por me një pjesë të konsiderueshme të shteteve të tjera anëtare të Bashkimit Evropian. Së dyti, anëtarësimi në Bashkimin Evropian është një faktor i jashtëzakonshëm për zhvillimin normal të sistemit juridik dhe rregullimin e marrëdhënieve publike në Bullgari. Duhet kuptuar qartë konteksti në të cilin ndodhemi dhe cilat janë interesat tona, si qytetarë dhe si shoqëri, për të mos lejuar që kënga e sirenave të na çojë në shkëmbinjtë, ku anija e zhvillimit bullgar do të shkatërrohet”.

Foto: Parlamenti Evropian, BTA, EPA/BGNES, BNR

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Situata pas votimit: pritshmëria për një qeveri, pavarësisht fragmentimit edhe më të madh të parlamentit

Një tjetër zgjedhje e parakohshme është tashmë pas nesh, por përtej pjesëmarrjes paksa të rritur të votuesve, krahasuar me votat e qershorit të këtij viti, është ende e vështirë të parashikohen konfigurimet politike që do t'i japin një shans formimit..

botuar më 24-10-28 3.39.MD
Radostin Vasilev

Cila është partia MEÇ?

Partia MEÇ, sipas rezultateve paraprake të zgjedhjeve parlamentare, do të jetë lojtari i ri në parlament. Shkurtesa MEÇ vjen nga fjalët bullgare moral, edinstvo, çest (morali, uniteti, nderi). Partia u themelua në tetor 2023 nga avokati,..

botuar më 24-10-27 11.21.MD

Bojko Borisov: Të gjithë janë partnerë potencialë të GERB-it, pa “Vëzrazhdane”

“Fitorja e GERB-SDS është e sigurt. Dhe ne kemi marrë një angazhim për të formuar një qeveri”. Kështu u shpreh në një konferencë kreu i GERB-it, Bojko Borisov. Sipas tij, pas rritjes së aktivitetit të votuesve mund të flitet për përfaqësim në..

botuar më 24-10-27 11.01.MD