Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Zgjedhjet 2024

U bë traditë që bullgarët jashtë vendit të votojnë për ata që shprehin ndjenja proteste

Përvan Simeonov: Një pjesë e madhe e bashkatdhetarëve tanë nuk kanë përfaqësim politik

Foto: pixabay

Kriza politike në Bullgari solli befasinë e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare - të gjashtat në më pak se tre vjet. Nga një parlament gjashtëpartiak, parlamenti ynë u rrit me një forcë të re politike, pasi 13 deputetë do të ketë partia politike “Veliçie” (Madhëria) e panjohur deri vonë. Nga ana tjetër, gjasat për të formuar një qeveri të qëndrueshme duket se mbeten një ëndërr për optimistët.

Partia e re parlamentare “Veliçie” u njoh nga një pjesë e madhe e votuesve bullgarë jashtë vendit, madje duke e kaluar edhe liderin në "renditje" - GERB-SDS. “Arsyeja e njohjes së kësaj partie nga bashkatdhetarët tanë jashtë vendit është, se me kalimin e kohës u bë traditë që ata të kërkojnë dhe të votojnë për individë, që shprehin ndjenjat protestuese që i kanë kapluar”, tha Përvan Simeonov nga Agjencia “Gallup International” për Radio Bullgarinë. Sa i përket mobilizimit të votave nga jashtë ai thekson disa fakte: 

Përvan Simeonov

"Partitë si “Veliçie” janë të bazuara në rrjetet sociale dhe arrijnë shumë lehtë në këto komunitete. Përveç kësaj, kjo parti, si dhe “Vëzrazhdane”, bënë një fushatë solide jashtë. Rruga që hapi “Vëzrazhdane” duket se ka rezultuar e përshtatshme edhe për formacione të tjera.”

DPS është partia që mori më shumë vota jashtë vendit në zgjedhjet e 9 qershorit. Tradicionalisht, ajo ka mbështetje të fortë nga votuesit në Turqi, ku u hapën dhe më shumë qendra votimi. Mirëpo, a erdhi rezultati i tyre vetëm prej andej?

Deljan Peevski, kryetar i DPS-së

“DPS bënë mjaft mirë, sepse pyetja më e madhe ishte nëse lidershipi i ri i partisë  pranohet nga votuesit e tyre në Turqi – komentoi sociologu. - Prej aty morën rreth 40 000 vota (nga gjithsej 366 562), që nuk është pak, por ka mundësi që të kishte një rënie, të cilën u përpoqën ta kompensojnë duke i shtuar në Bullgari te audienca joturke, por kjo nuk është e dukshme.”

Përvan Simeonov tërheq vëmendjen se DPS, ITN dhe VMRO janë të vetmet forca politike që nominalisht rritën votat e tyre në krahasim me zgjedhjet e mëparshme.

“Kjo është e rëndësishme sepse është pjesë e një tendence të përgjithshme për të përfaqësuar më mirë formacionet që kanë një tingull pak më protestues ose një që është më radikal-nacionalist.

Përveç faktit që fituesit në fakt humbën mbështetjen, për shembull liderët nga GERB-SDS humbën më shumë se 100 mijë vota në krahasim me zgjedhjet e mëparshme parlamentare, ky votim do të hyjë në histori me pjesëmarrjen më të ulët të votuesve që nga fillimi i proceseve demokratike në Bullgari.

Ulja e votuesve duhet të jetë një dritë e kuqe për politikanët - kjo tregon lodhjen dhe rraskapitjen e elektoratit, që ndikon në cilësinë e demokracisë në Bullgari, komentojnë analistët. Fakti që zgjedhjet ishin "2 në 1" nuk ndihmoi në rritjen e pjesëmarrjes.

Arsyeve të ngurrimit të bashkatdhetarëve tanë për të votuar, Simeonov ia shton faktin se disa prej tyre vazhdojnë të jenë të papërfaqësuar politikisht. Ky segment i shoqërisë sonë përbëhet nga ata që janë pak më të orientuar nga lindja - thekson Simeonov dhe, si shumë analistë të tjerë, sheh një kamare politike për shfaqjen e mundshme të një formacioni të ri lidhur me presidentin Rumen Radev, i cili gëzon besimi i lakmueshëm politik në vendin tonë. Pse një projekt kaq i ri politik ka potencial? 

Rumen Radev

“Presidenti mund të flasë me këta njerëz, por në të njëjtën kohë edhe me centristët, por është e vështirë të flasë me liberalët properëndimorë. Prandaj, ndoshta mund të paraqitet një kërkesë nga presidenti për bashkimin e të ashtuquajturës “lindje” me të ashtuquajturën “qendër”. Arsyeja është se lindja në vendin tonë ka qenë gjithmonë e izoluar në një masë, kryesisht për shkak të monopolit të DPS-së.”

Rezultatet e zgjedhjeve “2 në 1” shkaktuan edhe dorëheqje të liderëve në dy prej formacioneve politike. I pari lideri i “PO, Bullgaria” Hristo Ivanov dorëzoi të tijën, ndërsa një ditë më vonë edhe kryetarja e BSP-së Kornelija Ninova. Çfarë do të ndodhë në skenën politike bullgare - do ta zbulojmë shumë shpejt.

Lexoni më shumë:


Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: BGNES, BGNES (arkivë), Qendra e Shtypit e DPS




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Борис Руге в Хърватия , 30.10.24 г.

Ngjarjet me adresë ballkanike

Polemika në Kroaci për dërgimin e personelit ushtarak në misionin e NATO-s në mbështetje të Ukrainës Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Boris Ruge vizitoi Kroacinë për t'u shpjeguar deputetëve vendas rreth misionit të Aleancës në..

botuar më 24-11-02 10.05.PD

KE: Maqedonia e Veriut ende nuk i ka përfshirë bullgarët në kushtetutë

"Maqedonia e Veriut ende nuk ka miratuar ndryshimet e nevojshme kushtetuese për të përfshirë në kushtetutë qytetarët që janë pjesë e kombeve të tjera, siç janë bullgarët". Kështu thuhet në një raport për zgjerimin e BE-së, të prezantuar nga..

botuar më 24-10-30 5.52.MD

Votimi jashtë vendit nuk solli ndonjë surprizë të madhe

Një parlament edhe më shumëngjyrësh u përvijua nga vota e zgjedhësve në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 27 tetorit. Parashikimet fillestare ishin për një Kuvend Popullor me 9 parti, por rezultatet që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ)..

botuar më 24-10-30 8.10.PD