Pjesëmarrja dramatike e ulët e votuesve dhe vota e protestës është një prirje që po thellohet mes bullgarëve jashtë vendit, thonë sociologët. Duke gjykuar nga zgjedhjet e parakohshme të fundit, profili i votuesit tonë jashtë vendit është i shumanshëm dhe ... i paparashikueshëm. Por është fakt që në 3 vitet e fundit ishte vota nga jashtë ajo që ktheu peshoren në favor të lojtarëve të rinj parlamentarë, duke përfshirë "Ka një popull të tillë" (ITN), "Vëzrazhdane", "Po e vazhdojmë ndryshimin" (PP)", dhe tani "Veliçie". Më 9 qershor shumë bashkatdhetarë votuan në mënyrë ndëshkuese për partitë e vogla me një shans në dukje minimal për të kapërcyer barrierën prej 4%. Radio Bullgaria ju takon me një vajzë që zgjodhi t'i besonte një formacioni të tillë.
Silvia Basile është një fëmijë i një martese të përzier. Nëna e saj është bullgare dhe babai italian. Ajo ka lindur dhe po jeton në Romë, por shumë shpesh kthehet në Bullgari, ku ka të afërm dhe miq. Silvia është studente e pianos dhe kantos në një shkollë muzikore në kryeqytetin italian. Më 11 maj ajo mbushi 18 vjeç dhe një muaj më vonë, për herë të parë në jetën e saj, shkoi për të votuar në ambasadën bullgare në Romë. Ashtu si shumë përfaqësues të tjerë të gjeneratës Z, Silvia nuk është plotësisht indiferente ndaj politikës, prandaj votoi si për Kuvendin Popullor të Bullgarisë, ashtu edhe për Parlamentin Evropian. Silvia na tha se formacioni për të cilin votoi nuk e ka kaluar as barrierën prej 4%. Por çfarë e motivoi atë të votonte për një parti të vogël?
“Për shkak se unë nuk kam shumë njohuri në politikë, bisedova me nënën time, me gjyshin që votoi në shtëpi /në Bullgari – shën. red./, më pëlqeu platforma e kësaj partie. Gjithçka është thënë qartë atje, ka ide të mira, lideri është një person i edukuar dhe mund të kontribuojë me diçka të mirë. Nuk e arritën barrierën prej 4%, por ndoshta do të kenë sukses në të ardhmen!”- shpreson Silvia.
Mungesa e përfaqësimit politik është një arsye për të votuar për partitë e vogla pak të njohura. Për më tepër, ata që jetojnë përtej kufijve duket se kanë më shumë gjasa të eksperimentojnë me një votë alternative.
Për Silvian, pozicioni i kandidatëve ndaj luftës në Ukrainë dhe situatës së tensionuar ndërkombëtare rezultoi vendimtar, por jo vetëm:
“Unë votova në ambasadë dhe votova me pozicione të majta, me shpresën për një Evrope pa luftë dhe një botë që nuk mbështet as dërgimin e armëve dhe as ekonomitë e lidhura me prodhimin e armëve. Mbrojtja e natyrës ishte gjithashtu e rëndësishme për mua, si dhe mbështetja ndaj punëtorëve dhe ndaj korporatave të mëdha. Shumica e njerëzve thonë se nuk duan luftë. Por gjëja më e rëndësishme është të MOS kërkoni një armë! Sepse kur vendet janë të armatosura rëndë, ato janë gati për luftë dhe kjo është e sigurt që do të ndodhë. Ju nuk mund ta ndaloni luftën me armë. Vota ime ishte kundër dërgimit të armëve dhe kundër investimit në armatosjen e një shteti, ose në mundësinë që ky shtet të armatosë shtete të tjera.”
Silvia është diplomuar në shkollën bullgare të së dielës "Asen dhe Ilija Pejkovi" në Romë. Ajo ka një zë të mrekullueshëm dhe para pak kohe filloi të këndonte këngë popullore bullgare të shoqëruara me gajden e Stefan Borgoxhijskit, mësuesi i saj i muzikës në shkollën tonë të së dielës. Vajza e re ëndërron t'i përkushtohet artit. Sipas saj është e rëndësishme të kemi qëndrime qytetare dhe të ushtrojmë të drejtën tonë për të votuar.
Ajo komentoi pjesëmarrjen rekord të ulët të votuesve në zgjedhjet e fundit:
"Më bën përshtypje se gjithnjë e më shumë njerëz të moshuar nuk votojnë. Ata thonë se nuk ka kuptim, thonë se nuk ka askënd për të votuar sepse nuk u pëlqen askush. Por ndoshta ata nuk u kanë kushtuar vëmendje të mjaftueshme partive më të vogla, të cilët mund të kontribuojnë në zhvillimin e vendit me diçka të mirë, me diçka të re!” – tha në përfundim 18-vjeçarja Silvia Basile.
Lexoni më shumë:
Autor: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Votë inercie. Votë me pikën e fundit të shpresës se nesër çdo gjë do të jetë mirë dhe ne do të takohemi për zgjedhje pas katër vitesh. Një votë inati për politikanët, për ne, për të tjerët që nuk kanë votuar. Qëndrimet janë shumë të ndryshme -..
Një numër rekord Shqiponjash Perandorake të Lindjes ( Aquila heliaca ) - gjithsej 48 zogj të vegjël të specieve të rrezikuara - kanë lindur në Bullgari këtë vit. Ky është numri më i lartë i shpendëve të lindur të regjistruar nga Shoqata Bullgare..
Dita e zgjedhjeve në kryeqytetin maqedonas Shkup kalon normalisht, pa radhë në qendrën e votimit. Rreth 50 persona kanë votuar deri në mesditë dhe pritet që deri në mbylljen e saj të jenë më shumë se 100. Në krahasim me votimin në qershor,..
Në kalendarin e Kishës Ortodokse Bullgare janë edhe tri ditë të veçanta në të cilat besimtarët i luten Zotit dhe japin lëmoshë në kujtim të të dashurve..
Sukseset e Bullgarisë në olimpiadat ndërkombëtare të shkencës për vitin 2024 u mblodhën në ekspozitën "Mendjet fantastike". E hapur me rastin e Ditës së..
Tekste të shkurtra në rusisht dhe gjermanisht nga ueb-faqja e Radio Bullgarisë , u bënë pjesë e mësimit të nxënësve nga Shkolla e Mesme Nr. 81 "Viktor..