Mitropoliti i Vidinit Daniill është patriku i ri bullgar. Ai u zgjodh me 69 vota kundër 66 për Mitropolitin e Vracës Grigorij. Kishte edhe tre fletë votime të pavlefshme.
Mitropoliti Daniill - me emrin laik Atanas Trendafillov Nikollov, lindi në vitin 1972 në qytetin Smoljan. Në vitin 1997 u bë rishtar në Manastirin Haxhidimovski dhe dy vjet më vonë u shugurua murg dhe hierodhjak. Në vitin 2002 u diplomua në Fakultetin Teologjik të Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski”. Në vitin 2004 u dërgua për bindje në Manastirin e Rozhenit dhe po atë vit u shugurua hieromonk. Në vitin 2006 u ngrit në gradën e Arkimandritit. Me vendim të Sinodit të Shenjtë në vitin 2008 u shugurua peshkop me titullin Dragovitijski në Katedralen Patriarkale “Shën Aleksandër Nevski" dhe u emërua vikar i Mitropolitit të Nevrokopit. I tillë qëndroi deri në vitin 2010, kur me kërkesë të mitropolitit të SHBA-së, Kanadasë dhe Australisë, Josif u emërua peshkop i tij. Ai e mbajti këtë detyrë deri në vitin 2018 dhe më pas u zgjodh në mënyrë kanonike Mitropolit i Vidinit.
Lexoni më shumë:
Mbledhja e akademikëve dhe anëtarëve korrespondentë të Akademisë Bullgare të Shkencave, e cila bashkon të gjithë anëtarët nga drejtimet shkencore dhe krijuese të Akademisë, miratoi një deklaratë në mbështetje të Kishës Ortodokse Bullgare - Patrikanës..
Një vit paqëndrueshmërie politike dhe konfrontimesh jo aq sa i përket ideve për të dalë nga enigma e kahershme e pushtetit në të cilën ndodhet Bullgaria, por më tepër për egon dhe hesapet personale. Kështu dukej politikisht viti 2024. Si rezultat i punës..
Në vitin 2024, ne bullgarët shfrytëzuam në mënyrë aktive motorin e kërkimit Google për t'u informuar rreth temave që pasqyrojnë atë që po ndodh në botë dhe në vendin tonë. Sportistët tanë edhe një herë dëshmuan se dinë të frymëzojnë dhe të ngjallin..
Më 31 janar 2025 filloi podkasti i parë për bashkësitë e kishës ortodokse bullgare jashtë vendit - "Ura e Besimit”. Ideja është e ekipit të "Radio..