Deputeti i përjashtuar nga Grupi Parlamentar i DPS-së, Ramadan Atallaj, bëri thirrje që DPS të mbetet e tërë, njofton BNT. Sipas Atallaj, DPS ka mjaft forca rezistence dhe kur dikush cenon vlerat e përjetshme të kësaj partie, ata manifestohen. Sipas tij, votimet e ndryshme në DPS, duke përfshirë bashkëkryetarët - Xhevdet Çakërov dhe Deljan Peevski, është "diçka normale". “Njëri ndjek politikën autentike të DPS-së, ndërsa tjetri është shumë ambicioz”, theksoi Atallaj dhe shtoi se ka mosmarrëveshje mes Doganit dhe Peevskit, mes partisë dhe mënyrës së drejtimit të partisë.
Duke hyrë në parlament, deputeti i Grupit Parlamentar të DPS-së, Hamid Hamid, mohoi se ka një ndarje në parti
Bashkëkryetari i DPS-së, Xhevdet Çakërov, theksoi në margjinat e parlamentit se uniteti i partisë duhet të ruhet. Prandaj, është e nevojshme të ndryshohen parimet e menaxhimit, sepse menaxhimi i vetëm një njeriu çon në këto procese. Çakërov theksoi se ai nuk e mbështeti propozimin për një qeveri me kryeministrin Rosen Zheljazkov sepse nuk ka pasur proces negociues mes DPS-së dhe GERB-SDS. Sipas Çakërovit, është dashur të shihet nëse programet përputhen, nëse jo plotësisht, të paktën pjesërisht, të kemi qëllime të përcaktuara qartë, sepse vendi është në një situatë kritike. Çakërov gjithashtu theksoi se të gjithë në parti janë euroatlantikë.
Në kuadër të negociatave për formimin e qeverisë, forca e parë parlamentare GERB-SDS u takua sot me “Ka një popull të tillë”. Pjesëmarrësit në takim ranë dakord që të punojnë mbi përgatitjen e një programi të përbashkët legjislativ. Në një deklaratë për..
Kryetarja e Parlamentit Natalija Kisellova refuzoi të dorëzojë për votim në sallën plenare projektin e Marrëveshjes 10-vjeçare të Bashkëpunimit në fushën e sigurisë me Ukrainën. Ajo argumentoi refuzimin me faktin se kjo është një marrëveshje që është në..
Grupi parlamentar "DPS - Fillimi i Ri" dorëzoi në parlament një projektvendim për nënshkrimin e marrëveshjes në fushën e sigurisë midis Bullgarisë dhe Ukrainës. Me të i jepet mandat kryeministrit në detyrë Dimitër Gllavçev që ta nënshkruajë dokumentin..