Kombinimi i një klime të favorshme, natyrës së bukur dhe ujërave të shumta minerale dhe baltës shëruese në Bullgari është i përshtatshëm për zhvillimin e mjekimeve të ndryshme në resortet tona.
Në Kongresin e 11-të Vjetor të Unionit Bullgar të Balneologjisë dhe Turizmit Spa, Prof. e Asociuar Antoaneta Grozeva, Drejtoreshë e Kolegjit Mjekësor në Universitetin e Burgasit "Prof. Dr. Asen Zllatarov" theksoi se vendi ynë ka mbi 100 vjet traditë në balneoterapi, njoftoi BTA. Në kongresin dyditor në Burgas (9-10 shtator 2024). Prof. e Asociuar Grozeva theksoi gjithashtu se Bullgaria, si një vend i vendosur në Detin e Zi, ka shumë mundësi për mjekim detar dhe zhvillimin e turizmit mjekësor, i cili daton që nga viti 1965.
Ndër qendrat tona më të njohura në bregdetin e Detit të Zi janë ato në vendpushimet Allbena, Shën Konstandini dhe Elena, Zllatni Pjasëci dhe Pomorie, theksoi Profesoresha e Asociuar Grozeva. Për shembull, në sanatoriumin "Banjot Minerale të Burgasit", i hapur në vitin 1954, trajtimi është shumë efektiv, për shkak të ujit mineral, i cili ka një përbërje të jashtëzakonshme, cilësi shumë të mira, temperaturë të përshtatshme dhe mund të përdoret për balneoterapi të jashtme dhe të brendshme për shumë sëmundje. Uji përmban silic, i cili kohët e fundit është përdorur si një terapi kundër plakjes.
Lexoni më shumë për pasurinë e ujërave minerale të Bullgarisë:
Foto: Veneta Nikollova, BTADokumentari i Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT) "Pasqyra shpirtërore e qytetit të krishterë Nesebër" u nderua me gjithsej katër çmime në tri festivale prestigjioze ndërkombëtare të filmit në Brazil, Gjeorgji dhe Portugali. Skenarist i filmit është..
Udhërrëfyesi i njohur i udhëtimit "Lonely Planet" e renditi resortin bullgar Bansko në Pirin ndër vendet më të mira për t'u vizituar vitin e ardhshëm në udhëzuesin e tij " Best in Travel 2025", raportoi BTA. Platforma e përshkruan Banskon si "një..
Vendi ynë është organizatore e Takimit Vjetor të Komitetit Evropian të Shoqatave të Operatorëve Turistik dhe Agjentëve të Udhëtimit - aktiviteti më i madh i institucionit që bashkon operatorët turistikë të Evropës. “Mikpritja e këtij takimi është një..
Ministri i kulturës Najden Todorov nderoi Prof. Ljudmill Vagalinski me certifikatën “Mbrojtës të Trashëgimisë”. Arkeologu dallohet për zbulimet e..
Liderët e turizmit nga Bullgaria, Greqia, Kosova dhe Maqedonia e Veriut u nderuan nga edicioni i 10-të i forumit ndërkombëtar Balkan Awards of Tourism..