Kombinimi i një klime të favorshme, natyrës së bukur dhe ujërave të shumta minerale dhe baltës shëruese në Bullgari është i përshtatshëm për zhvillimin e mjekimeve të ndryshme në resortet tona.
Në Kongresin e 11-të Vjetor të Unionit Bullgar të Balneologjisë dhe Turizmit Spa, Prof. e Asociuar Antoaneta Grozeva, Drejtoreshë e Kolegjit Mjekësor në Universitetin e Burgasit "Prof. Dr. Asen Zllatarov" theksoi se vendi ynë ka mbi 100 vjet traditë në balneoterapi, njoftoi BTA. Në kongresin dyditor në Burgas (9-10 shtator 2024). Prof. e Asociuar Grozeva theksoi gjithashtu se Bullgaria, si një vend i vendosur në Detin e Zi, ka shumë mundësi për mjekim detar dhe zhvillimin e turizmit mjekësor, i cili daton që nga viti 1965.
Ndër qendrat tona më të njohura në bregdetin e Detit të Zi janë ato në vendpushimet Allbena, Shën Konstandini dhe Elena, Zllatni Pjasëci dhe Pomorie, theksoi Profesoresha e Asociuar Grozeva. Për shembull, në sanatoriumin "Banjot Minerale të Burgasit", i hapur në vitin 1954, trajtimi është shumë efektiv, për shkak të ujit mineral, i cili ka një përbërje të jashtëzakonshme, cilësi shumë të mira, temperaturë të përshtatshme dhe mund të përdoret për balneoterapi të jashtme dhe të brendshme për shumë sëmundje. Uji përmban silic, i cili kohët e fundit është përdorur si një terapi kundër plakjes.
Lexoni më shumë për pasurinë e ujërave minerale të Bullgarisë:
Foto: Veneta Nikollova, BTAÇmimet për konkursin "Shtëpia më e mirë malore" - një nismë e përbashkët e revistës “360Mag” dhe Unionit Turistik Bullgar - u dhanë në një ceremoni në “Shtëpinë e Kinemasë” në Sofje. Më shumë se 100 shtëpi dhe strehimore malore nga të gjitha..
Ditët e bukura të vjeshtës janë një kohë e mrekullueshme për të bërë një shëtitje përmes dyqaneve në Samovodska Çarshija në Veliko Tërnovo. Çarshia është krijuar që në mesin e shekullit të XIX-të, kur bujqit nga fshatrat përreth i nxirrnin prodhimet e..
"Sofja për fillestarët në 55 hapa" - kështu quhet turi turistik i kryeqytetit bullgar, i organizuar nga Ndërmarrja Komunale "Turizëm" (Visit Sofia). Turneu me këmbë falas është i përshtatshëm për njerëz të të gjitha moshave, zgjat 1 orë e 45 minuta..
Liderët e turizmit nga Bullgaria, Greqia, Kosova dhe Maqedonia e Veriut u nderuan nga edicioni i 10-të i forumit ndërkombëtar Balkan Awards of Tourism..