Edhe prova e tetë e sotme e deputetëve për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit Popullor rezultoi e pasuksesshme. Në fillim të ditës kishte një fije shprese se këtë herë të zgjedhurit e popullit do të arrinin një konsensus, por ai u shua shpejt. Para seancës, GERB tërhoqi kandidaturën e vet për postin - Raja Nazarjan, dhe lideri Bojko Borisov njoftoi se GERB-SDS do të mbështesë Natalija Kisellova në balotazh. Pas këtij hapi, të nominuarit mbetën tre. “Vëzrazhdane”, “BSP – E Majta e Bashkuar” dhe ITN rikonfirmuan propozimet e tyre. Kisellova dhe Kirillov arritën në balotazh.
Natalija Kisellova, e nominuar nga "BSP - E Majta e Bashkuar", mblodhi 87 vota "pro" nga GERB-SDS dhe e majta, 60 ishin "kundër" dhe 90 abstenuan. Sillvi Kirillov, i propozuar nga ITN, mori 99 vota "pro", 115 ishin "kundër", 23 abstenuan. ITN, “Vëzrazhdane”, APS, MEÇ votuan "pro" dhe PP dhe DB u ndanë përsëri - 17 deputetë nga ky koalicion e mbështetën Kirillovin, 1 ishte "kundër", 19 abstenuan.
Pasi asnjë nga dy pjesëmarrësit në balotazh nuk mori mbështetjen e nevojshme, puna e parlamentit mbeti e bllokuar për më shumë se një muaj pas zgjedhjeve parlamentare të 27 tetorit. Përpjekja e radhës, e nëntë, për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor do të mbahet të mërkurën, më 4 dhjetor.
Foto: BTA, BGNESDitën e mërkurë do të jetë kryesisht me diell. Era gradualisht do të orientohet nga perëndimi-veriperëndimi dhe do të jetë e lehtë deri mesatare. Temperaturat minimale priten nga minus 3° dhe 2°, në Sofje - rreth minus 1°, dhe maksimale - midis..
Sipas informacioneve jozyrtare, Presidenca Hungareze e Këshillit të BE-së ka përgatitur vendimin për pranimin e plotë të Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen. Në draft-dokument thuhet se nga 1 janari 2025 hiqen kontrollet në kufijtë e brendshëm tokësorë me..
Gjykata Kushtetuese pranoi për shqyrtim pesë kërkesat për anulim të pjesshëm ose të plotë të zgjedhjeve për Asamblenë e 51-të Kombëtare të paraqitura nga PP-DB, Vëzrazhdane, ITN, BSP dhe Veliçie. Do të duhet të kryhet një rinumërim i votave me makinë dhe në..
Përplasjet para Teatrit Kombëtar "Ivan Vazov" lidhur me premierën e pjesës "Armët dhe njeriu" të Bernard Shaw u bënë një rast që 247 organizata..
Në një takim kombëtar për rastet e shpeshta të agresionit në vende publike dhe dhunës në familje, të thirrur nga i ngarkuari me postin kryeprokuror..
Eurozona mbetet një prioritet, por kabineti teknik pret që Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor të fillojë punën për të diskutuar buxhetin,..