Kryeministri hungarez Viktor Orbán do të vizitojë Bullgarinë këtë të premte, më 20 dhjetor, njoftoi BGNES, si dhe një sërë mediash të tjera bullgare. Informacioni ende nuk është konfirmuar nga autoritetet bullgare.
Mysafiri hungarez pritet të ketë bisedime me presidentin Rumen Radev dhe liderin e GERB-SDS-së Bojko Borisov. Një nga temat e mundshme do të jetë tranziti i gazit natyror rus nëpërmjet “Rrymës Ballkanike” drejt vendeve të BE-së, përfshirë Hungarinë. Pagesat e këtyre tarifave bëhen përmes Gazprombank, ndaj së cilës SHBA ka vendosur sanksione.
Kujtojmë se të premten, më 13 dhjetor, ministri bullgar i energjetikës Vlladimir Malinov dhe ai hungarez i punëve të jashtme dhe tregtisë Péter Szijjártó diskutuan në Sofje për mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit midis Bullgarisë dhe Hungarisë për ruajtjen e sigurisë energjetike në rajon.
Lexoni më shumë nga arkivi ynë:
Qeveria kërkoi një takim urgjent me përfaqësuesit e Komisionit Evropian për shkak të prokurimit të anuluar për blerjen e 35 trenave sipas Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë. Ministri i transportit Grozdan Karaxhov në komisionin përkatës..
Të premten temperaturat minimale do të jenë nga minus 7 deri në minus 2°, në Sofje – rreth minus 3°. Në pjesën më të madhe të vendit do të mbajë mot kryesisht me diell. Vranësira të theksuara do të ketë në rajonet jugperëndimore, lindore dhe në..
Ministri i punëve të jashtme Georg Georgiev theksoi se Bullgaria me përpikëri do të ndjekë konsensusin e arritur evropian në lidhje me integrimin evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Georgiev theksoi se vendi ynë po vazhdon të zërë pozita të..