Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sondazhi i parë për naftë dhe gaz rreth qytetit Silistra nuk dha rezultatin e kërkuar

Foto: BNR-arkiv

Shpimi i parë për naftë dhe gaz rreth qytetit Silistra në bregdetin bullgar të Detit të Zi është i pasuksesshëm. Në fund të muajit mars kompania “Shel Interneshënël Eksplorejshën end Divelëpmënt Italia S.P.A.” në të cilën një pjesë prej 50% ka “Shell”, 30% janë të kompanisë australiane “Udsajd Enerxhi”, kurse kapitali tjetër është i firmës spanjolle “Repsol”, zhvilloi një shpim tremujor në bllokun “Han Kubrat”. Bashkimi po studion edhe një pjesë tjetër, por në bregdetin verior të Detit të Zi. Rreth qytetit Silistra janë zbuluar depozita të hidrokarbureve, por ato nuk janë të përshtatshme për një fitim komercial, thuhet në raportin e “Udsajd”. Sondazhi është i vulosur dhe po ndërmerren studime për sondazhe të reja të ardhshme në bllok.


Më shumë nga rubrika

Rumen Geçev

BSP pyet se për çfarë u shpenzuan 4 miliardë leva nga rezerva fiskale

“Ne jemi të shqetësuar për atë që po ndodh me financat bullgare dhe veçanërisht me menaxhimin e rezervës fiskale, si dhe me gjendjen dhe sigurinë e Fondit të Argjendtë". Këtë e deklaroi në Kuvendin Popullor Rumen Geçev nga BSP-ja. Sipas tij, nga..

botuar më 23-06-02 3.44.MD

Sirena në kujtim të Hristo Botevit dhe të Vdekurve për Lirinë e Bullgarisë

Pikërisht në orën 12:00, sirenat në mbarë vendin ranë për dy minuta dhe populli qëndroi në vend për të nderuar kujtimin e poetit revolucionar Hristo Botev dhe të të rënëve për lirinë dhe pavarësinë e atdheut. Më herët gjatë ditës, në malin Okollçica,..

botuar më 23-06-02 12.36.MD
Janka Takeva

Mësuesit hyjnë në grevë nëse nuk marrin rritje pagash

Nëse votimi i buxhetit të shtetit zvarritet, mësuesit do të hyjnë në grevë pasi nuk mund të marrin rritjen e kontraktuar të pagave të tyre nga 1 janari i këtij viti, tha për BNT kryetarja e Sindikatës së Mësuesve Bullgar, Janka Takeva. Ajo shpjegoi se..

botuar më 23-06-02 12.04.MD