Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Masa urgjente sociale dhe ekonomike të qeverisë kundër krizës së provokuar nga virusi

Foto: BGNES

Ditën, në të cilën hyri në fuqi Ligji i Gjendjes së Jashtëzakonshme miratuar nga parlamenti më 23 mars, qeveria shpalli pako masash urgjente sociale dhe ekonomike për 2.3 miliard euro.

250 milion euro parashikohen për shëndetësinë, Ministritë e Punëve të Brendshme dhe të Mbrojtjes. Shteti do të garantojë kredi për biznesin nëpërmjet shtimit të kapitalit të Bankës Shtetërore Bullgare për Zhvillim me 250 milion euro. Kështu do të garantohen hua për biznesin për afro 1 miliard euro. Shteti do të bëhet garant edhe për kredi të shpejta pa kamatë për konsumatorët deri në 760 euro, ose 1500 leva, kryesisht për njerëzit me leje të papaguara në qoftë se kanë mbetur në punë. Kjo shumë është 100 milion euro. Shtyhet shlyerja e tatimeve korporatave për fundin e qershorit, gjë që do të thotë humbje për buxhetin nga 300 milion euro. Parashikohen shpenzime nga 25 milion euro që t’u sigurohen pensionistëve të holla suplementare për Pashkët.

“Shpenzimet për shlyerjen e asistencave për ruajtjen e vendeve të punës në sektorët e prekur janë sipas skemës 60 për qind për shtetin kundrejt 40 për qind për punëdhënësit, në se nuk pushohen nga puna punëtorë”, theksoi kryeministri Bojko Borisov në një konferencë të jashtëzakonshme për shtypin. Ai shtoi se edhe ato mjete do të tejkalojnë disa qindra milion euro. Qeveria udhëhiqet nga parimi të ruhet jeta e të moshuarve dhe puna e të rinjve, theksoi kryeministri.

Vëzhguesit janë të mendimit se masat e caktuara janë të drejta dhe iu përgjigjen situatës aktuale në vend. Mirëpo, disa prej tyre janë skeptik përsa u përket rezultateve të këtyre masave. Sipas drejtorit të Institutit të Ekonomisë së Tregut Krasen Stançev, ato masa mund të vazhdojnë nja dy-tre muaj.

Një nga degat më të prekura nga kriza me koronavirusin – turizmi ka mjaftë rezerva, tha kryeministri Borisov. Sipas tij problemi është se çfarë do të bëhet me turizmin veror. “Le të mos biem në panik”, tha ai dhe shtoi se biznesi dhe njerëzit disponojnë miliarda leva në bankat. “Tani për tani nuk kemi pse të bëhemi borxhlinj. Brenda dy muajve mund të mos kemi vështirësi financiare” tha kryeministri.

Në këtë sfond Dhoma Tregtar Industriale Bullgare doli me analizë të vet të gjendjes ekonomike të vendit. Sipas saj 12 për qind nga kompanitë në Bullgari ndërprenë punën e tyre, madje 100 mijë do të marrin 60 për qind nga të ardhurat e tyre nga buxheti shtetëror. Masa më e rëndësishme dhe më e domosdoshme për biznesin tani është garantimi i lëvizjes së mallrave dhe lëndëve të para përmes korridoreve transevropiane me qëllim që t’i mos pengohet eksportit dhe importit të mallrave. Kështu mendojnë 96 për qind nga kompanitë. “Ky është një element jashtëzakonisht i rëndësishëm me të cilin do të garantohet funksionimi normal i ekonomisë së vendit”, theksojnë nga Dhoma Tregtar Industriale Bullgare

Sipas llogarive të ekspertëve autoritetet bullgare disponojnë një rezervë nga 3.6 miliard euro, të cilat mund të shfrytëzojnë në përkrahje të biznesit në rast nevoje. Mirëpo, kjo ndoshta nuk do të jetë e mjaftueshme dhe do të bëhet e domosdoshme që shteti të marrë hua të reja. Kjo perspektivë nuk është aq e tmerrshme në sfondin e borxhit të tanishëm të papërfillshëm të shtetit. Mirëpo, e gjithë varet nga kohëzgjatja dhe thellësia e krizës, të cilat asnjë ekspert nuk gixon të parashikojë. Tani për tani masat e pushtetit duken të arsyeshme dhe në drejtim të saktë.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Inflacioni çon në qarkullim dhe kërkesë më të lartë të kartëmonedhave të reja 100 dhe 50 leva

Vetëm për 9 muajt e parë të vitit 2024, Banka Kombëtare Bullgare nxori në qarkullim në vend rreth 11 milionë kartëmonedha të reja nga 100 leva. Nëse në fillim të vitit kishte më shumë se 131 milionë monedha në qarkullim, në fund të shtatorit ato ishin..

botuar më 24-10-30 10.56.PD

Tregu i pasurive të paluajtshme ngriu

Tregu i pasurive të paluajtshme në Bullgari “ngriu” në nivelet e vitit të kaluar. Sipas të dhënave të Shoqatës Kombëtare të Pasurive të Paluajtshme, të cituara nga BTA, përjashtim bëjnë qytetet e mëdha, ku ka një rritje të numrit të transaksioneve...

botuar më 24-10-28 9.07.PD

1.6 milionë bullgarë punojnë me paga nën nivelin e jetesës

1454 leva (738 euro) në muaj i nevojiten një personi që punon për të mbajtur veten dhe për të jetuar sipas standardeve bullgare. Për një familje prej tre anëtarësh me dy të rritur dhe një fëmijë, shuma është 2616 leva (1329 euro), sipas Institutit për..

botuar më 24-10-24 1.17.MD