Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Biznesi bullgar në kushtet e recesionit, pandemisë dhe krizës politike

Foto: Pixabay

Ekonomia bullgare ka 10% ulje për tremujorin e dytë të këtij viti, kundrejt 3 muajve të parë, tregojnë  të dhënat e statistikës kombëtare. Si punon biznesi në kushtet e recesionit, të pandemisë dhe të krizës politike komentuan përpara Radios Kombëtare Bullgare kryetarët e Asociacionit të Kapitalit Industrial dhe të Shoqatës Kombëtare të Biznesit të Vogël dhe të Mesëm.

“Bota qe përpara një krize para se të paraqitet koronavirusi”, është kategorik kryetari i Asociacionit të Kapitalit Industrial Vasill Velev. Një vit më parë, muaj përpara fillimit të pandemisë, ai komentoi para Radios Kombëtare Bullgare, se për industrinë çështja për krizën nuk qëndron në rend të ditës, meqenëse ajo është fakt. Ndaj këtij momenti fjalët e tij duken si profetike, por në fakt prognoza e tij ka qenë si rezultat i fakteve reale ekonomike - pakësim të porosive dhe të shitjeve të kompanive, ngecje të eksportit, pakësim të industrisë së vendeve evropianoperëndimore. Sipas fjalëve të Vasill Velevit, tani që të gjithë - dhe institucionet ndërkombëtare financiare, dhe qeveritë - mund të justifikohen me pandeminë për gabimet të cilat i kanë bërë.


Politika sociale nuk bëhet përmes rrogave minimale, është kategorik Vasill Velev.  Prandaj biznesi i madh në vend këmbëngul të mos të  shkohet drejt shtimit të planifikuar të rrogës minimale të punës dhe pragjeve minimale siguruese për vitin e ardhshëm. Dhe e përgjithëson dëshirën për ngrirjen e të ardhurave minimale në Bullgari kështu:

“Ky plan qe bërë gjatë prognozave për një rritje të Produktit të Brendshëm Bruto, i cili sivjet duhej të ishte 3,4% kurse sipas Komisionit Evropian ne do të kemi jo rritje por ulje prej rreth 7%, me fjalë të tjera një diferencë prej më shumë se 10 pikë përqindjeje kundrejt prognozës. Gjatë kësaj uljeje të shitjeve dhe të Produktit të Brendshëm Bruto është më se normale të mos pritet një shtim i rrogave minimale, që të mund më shumë punonjës me kualifikim të ulët të merren në punë.”

Është e domosdoshme hyrja e likuiditetit në ekonomi, pohon sipërmarrësi. “Vonimi është i madh dhe nuk ka sesi tanimë të mund të avancohet, por të paktën të mos të shtohet. Prandaj buxheti është në suficit në kohë krize”.  

Sipas fjalëve të Vasill Velevit masa për përkrahje gjatë papunësisë nuk aplikohet drejt tek ne, në krahasim me vendet e tjera evropiane, dhe prandaj Bullgaria ka 8 herë rritje më të madhe të papunësisë.

Në situatën e protestave antiqeveritare të cilat po vazhdojnë më shumë se 2 muaj në vendin tonë, 2 biznesmenë shpallën se, janë objekt  të kontrollimeve masive nga institucionet për shkak të kësaj ,se nëpunës të tyre kanë marrë pjesë në protestat. Asociacioni i Kapitalit Industrial nuk është kërkuar për përkrahje, vuri në dukje Vasill Velev dhe shtoi se, organizata po përgatit pozitë mbi çështjen.

“E drejta e protestave është e mbrojtur nga ligji”, deklaroi Eleonora Negullova, kryetare e Shoqatës Kombëtare e Biznesit të Vogël e të Mesëm.

Ajo qe kategorike, se si punëdhënëse nuk do të kufizojë vullnetin e nëpunësve të vet për të marrë pjesë në protesta, që të mund të sigurojë një qetësi për biznesin e vet. Në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare Negullova saktësoi se, biznesi i vogël në vendin tonë prej shumë kohe proteston për shkak të masave të pakta për përkrahje të mikro ndërmarrjeve, ku nuk ka nëpunës të marrë në punë.” Këto janë firma familjare dhe aty puna operative është nga 10-12 orë në ditë”. Shumë nga ndërmarrjet mikro dhe të vogla janë në prag të falimentimit, kurse masat për përkrahjen e tyre fare nuk punojnë, është kategorike kryetarja e shoqatës së tyre kombëtare.

Një intervistë e Veselina Millanovës dhe të Marta Mlladenovës me Vasill Velevin dhe Eleonora Negullova e dhënë për programin Horizont të Radios Kombëtare Bullgare.

Përpiloi: Elena Karkallanova

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: BGNES, BNT


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Qeveria parashikon një pagë minimale prej 1077 leva /550.66 euro/ nga fillimi i vitit 2025

Nga 1 janari 2025, paga minimale për Bullgarinë do të jetë 1077 leva /550.66 euro/në vend të 933 levave aktuale /477.04 euro/, sipas një projekt-dekreti qeveritar të publikuar për diskutim publik. Masa e re është në përputhje me Kodin e Punës dhe..

botuar më 24-08-28 5.38.MD

Sektori i IT-së tërheq mijëra bullgarë, por tregu preferon specialistët më me përvojë dhe të motivuar

Një nga sektorët kryesorë për sa i përket rritjes së pagave dhe interesit nga punëkërkuesit në Bullgari është ai i teknologjive të larta. E ndërsa para pandemisë punësoheshin specialistë të çdo lloji pavarësisht trajnimit dhe kualifikimit të tyre..

botuar më 24-08-22 7.20.PD

Familjet po marrin më shumë kredi të shpejta për të mbuluar shpenzimet e konsumit

Për gjysmën e parë të vitit 2024, paratë për kreditë e shpejta janë mbi 3 miliardë euro (6.017 miliardë leva), sipas Bankës Kombëtare Bullgare (BNB). Për krahasim, në fund të qershorit 2023, kreditë e shpejta të dhëna ishin 2.5 miliardë euro (4.926..

botuar më 24-08-19 9.57.PD