Më 11 shtator fillon Festivali i 24 Ndërkombëtar Teatral Vjeshtor “Skenë në udhëkryq”. Festivali do të vazhdojë deri më 21 shtator 2020 , ku organizatorë të tij janë Ministria e Kulturës dhe Bashkia e qytetit Plovdiv. Në mënyrë të pritur mjaft modest do të jetë programi i sivjetshëm. Në kuadrin e 10 ditëve të festivalit do të zhvillohen punishte, lexime dhe prezantim i librave, por jo dhe shfaqje. Shkaku, kuptohet pandemia e koronavirusit dhe masat e detyrueshme për parrezikshmëri, të cilat i supozon zhvillimi i ngjarjes kulturore në të mbyllur.
Por, në programin e festivalit zbulojmë dy punishte kureshtare teatrale - “E qeshura e lotit” me aktoren Sillvija Llullçeva dhe “Fjalë në veprim” të kompozitorit Asen Avramov. “Skenë në udhëkryq 2020” do të përkushtojë nderim ndaj aktorit të madh bullgar Stefan Danaillov /1942-2019/ - babai i festivalit. Pika kulmore do të jetë në ditën e fundit, kur në skenën e kinemasë verore “Orfeu” në qytetin Plovdiv do të ngjitet klasa e fundit e profesorit në akademinë teatrale, që të prezantojë shfaqjen “Duartrokitje për Stefan Danaillovin”.
Brazili është ndoshta një nga destinacionet më pak të njohura për të emigruar mes bullgarëve sot. Vetë vendi nuk ka një standard jetese kaq të lartë, megjithatë bashkatdhetarët tanë që kanë zgjedhur të jetojnë atje janë shumë të kualifikuar...
Filmi "Triumfi" i dyshes regjisoriale Kristina Grozeva dhe Petër Vëllçanov është propozimi bullgar për çmimet "Oskar", njoftuan nga Qendra Kinematografike Kombëtare. Përzgjedhja jonë për kategorinë e filmit ndërkombëtar në çmimet e 97-të të..
Si dukej Sofja në vitet 1970? Kësaj pyetjeje i përgjigjet ekspozita fotografike "Stacioni Sofja '70" me foto arkivore të fotografit të njohur bullgar Panajot Bërnev. Arkivi i panjohur me fotografi të Panajot Bërnev na kthen në..