Mbushen 3 vjet nga miratimi i Ligjit për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare në Shqipëri në të cilin njihet ekzistenca e pakicës bullgare. I njëjti dokument njeh edhe pakicat greke, maqedonase, vllahe, rome, egjiptiane, malazeze, boshnjake dhe serbe.
Me vendosjen e pushtetit demokratik në Shqipëri filluan proceset e vetë identifikimit të pakicës bullgare, thekson docenti Spas Tashev. Në një intervistë për Radio Bullgarinë studiuesi i bashkësive bullgare në Ballkanin Perëndimor saktëson se bullgarët në Shqipëri kurrë nuk kanë qenë të diskriminuar. Në vitin 1991 aty u regjistruan organizatat e para të bullgarëve, kurse dy vjet më vonë tek ne erdhën të rinjtë e parë me vetëdije bullgare për të bërë studime në universitetet bullgare. Atëherë filloi dhe veprimtaria e qëllimshme për njohjen zyrtare të minoritetit bullgar në Shqipëri – gjë, e cila u realizua në vitin 2017. Sot mësimi i gjuhës letrare bullgare është prioritet i përbashkatdhetarëve tanë në Shqipëri të cilët numërojnë pothuajse 50 mijë veta – ka tri shkolla bullgare të fundjavës (të ashtuquajurat "shkolla të së dielës") dhe afro 700 të rinj kanë mbaruar arsimin e lartë tek ne.
Midis Bullgarisë dhe Shqipërisë gjithnjë ka ekzistuar marrëveshje dhe program për zhvillimin e bashkëpunimit në fushën e arsimit dhe shkencës – theksoi Ambasadorja e Shqipërisë në Bullgari Donika Hoxha. Në një intervistë për Radio Bullgarinë, dhënë kohët e fundit, ajo saktësoi se programi për periudhën 2020-2022 është në fazën e miratimit në të dy vendet dhe pritet që së shpejti të nënshkruhet. Bashkëpunimi dypalësh është shumë i mirë, sidomos në fushën e arsimit. Më se 300 studentë shqiptarë mësojnë në shkolla të larta të Bullgarisë. Vetëm në Universitetin e Bllagoevgradit ata janë përafërsisht 100. Në kuadrin e shkëmbimit, studentë dhe doktorantë nga specialitetet e ballkanistikës së Universitetit të Sofjes dhe të Universitetit të Veliko Tërnovos bëjnë specializime në universitete të ndryshme në Shqipëri. Të dy vendet tona janë në të njëjtin regjion dhe janë shumë të ngjashme. Do të jetë mirë në se shkëmbimi i të rinjve rritet – kjo është një premisë për t’u njohur më mirë dhe do të përmirësojë cilësinë e marrëdhënieve midis shteteve tona.
Bullgarë nga 18 vende, 34 shkolla jashtë dhe 8 pedagogë bullgarë nga universitetet jashtë vendit janë pjesëmarrës në vitin e parë të Programit Kombëtar "Tregimet e pathëna të bullgarëve", i cili kërkon fakte pak të njohura për bullgarët e denjë apo ngjarje..
Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..
Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në..