Teste të shpejta të antigjenit për Covid-19 do të realizohen në pikat e lëvizshme para spitaleve të mëdha shtetërore. Pritet që të tilla të hapen deri më 6 nëntor. Këtë e tha para gazetarëve ministri i shëndetësisë Kostadin Angellov, cituar nga BGNES.
Në këto pika do të ketë një ekip prej mjekësh dhe infermieresh për konsultime të njerëzve që kanë nevojë por nuk mund të frekuentojnë mjekun e tyre personal. Kështu këta pacientë do të konsultohen me kohë dhe do të jenë në gjendje të bëjnë teste të shpejta të antigjenit.
“Ideja është që një numër maksimalisht i madh të bëjnë teste të tilla që të orientohemi se çfarë është situata në vend”, shpjegoi ministri i shëndetësisë.
Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°, në zonat lindore - deri në minus 8°. Në Sofje do të jetë rreth minus 3°. Gjatë ditës do të mbajë vranësira edhe në Bullgarinë Lindore dhe në pjesën më të madhe të vendit. Deri në..
Bullgaria po punon për zbatimin e projekteve kyçe që do ta bëjnë vendin një faktor të rëndësishëm energjetik. Kjo u bë e qartë nga deklarata e ministrit të energjisë Zheço Stankov në Forumin e Gjashtë Delphi në Uashington. Pjesë e kësaj politike janë edhe..
Këshilli i Ministrave miratoi Udhërrëfyesin për përfundimin e autostradës “Struma”. Sipas planit të hartuar në shkurt 2025, do të zhvillohet një procedurë e shpalljes së prokurimit publik për projektin konceptual për pjesën e papërfunduar Simitli - Kresna...
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..