Bisedimet midis Shkupit dhe Sofjes për heqjen e vetos bullgare mbi hapjen e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE vazhdojnë.
Në një intervistë për RKB përfaqësuesi i ri special i Maqedonisë së Veriut për Bullgarinë Vllado Buçkovski tha se emërimi i tij është një sinjal serioz se po kërkohet zgjidhje e përbashkët e çështjeve të diskutueshme e cila të mos jetë në dëme të asnjërës prej palëve. “Ne kemi qëllime të sinqerta dhe duam të vërtetojmë se besojmë në Marrëveshjen e Miqësisë dhe Fqinjësisë së mirë”, theksoi Buçkovski.
Ai tha se është optimist se shtetet e Ballkanit Perëndimor të cilët kanë histori të përbashkët mund të gjejnë zgjidhje për të.
Buçkovski shprehu zhgënjimin me veprimet e opozitës në Maqedoninë e Veriut, por theksoi se këto janë probleme të brendshme të cilat vet shteti duhet të zgjidhë.
Në përputhje me Kushtetutën, ditën e hënë, më 19 prill, Presidenti Rumen Radev do të zhvillojë konsultime me përfaqësues të grupeve parlamentare në Legjislaturën e 45 të Kuvendit Popullor, para se t’ia dorëzojë mandatin për formimin e qeverisë..
Deputetë nga “Bullgaria Demokratike”, “Ngrihu! Kriminelët jashtë!”, “Ka një popull të tillë” dhe “Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë” /DPS/ kritikuan shpërbërjen e Shtabit Operativ Kombëtar për luftimin e Covid-19 nga qeveria në dorëheqje. Sipas..
Pas debateve të gjata, Kuvendi Popullor miratoi dorëheqjen e qeverisë së tretë të udhëhequr nga Kryeministri Bojko Borisov. Vendimi u mor me 156 vota “pro” dhe pa asnjë “kundër” dhe “abstenim”. Deputetët nga ish partia qeverisëse GERB nuk u..
Terreni, në afërsi me qendrën e qytetit ( një pjesë nga rajoni “Llozenec”) ishte shpëtuar nga synimet investuese për ndërtim pas vitit 2001, kur..
Fushata e parë për nga lloji i vet arsimore “Pylli dhe ndryshimet klimatike” me pjesëmarrjen e ekspertëve në pedagogjinë pyjore do të zhvillohet në..