Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Këtë javë do të vendoset për shfuqizimin e disa nga masat antikovid

Denica Saçeva
Foto: BGNES

Autoritetet po diskutojnë një lehtësim gradual të masave antiepidemike. Ne marrim propozime të ndryshme në lidhje me hapjen e objekteve, tha Ministrja e Çështjeve Sociale Denica Saçeva për Nova TV.

“Ka propozime për të filluar me vendpushimet dimërore, sepse për ta sezoni pothuajse ka mbaruar, ndërsa nga mesi i shkurtit të përfshihen restorantet dhe baret në qytetet e mëdha. Për qendrat tregtare, kufizimet do të vazhdojnë për një kohë”, shtoi Saçeva.

“Për fat të keq, kriza do të transformojë disa biznese - jo vetëm biznesin e hoteleve dhe restoranteve. Që nga 14 janari, shkalla e papunësisë është 7.02 për qind. Numri i të papunëve të regjistruar është 230 604 persona”, tha Ministrja e Çështjeve Sociale.


Më shumë nga rubrika

Hapen 784 seksione jashtë shtetit për zgjedhjet parlamentare

Bullgarët në 68 vende do të votojnë në gjithsej 784 seksione në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 korrikut, njoftoi Ministria e Jashtme numrin përfundimtar të vendvotimeve. Më shumë vendvotime hapen në Britaninë e Madhe - 135, ndjekur nga..

botuar më 21-06-21 5.04.MD

Ministri i Shëndetësisë mbyll Shtabin e Vaksinimit

Shtabi Kombëtar i Vaksinimit kundër koronavirusit do të mbyllet, sepse i ka përmbushur qëllimet e vendosura dhe në vend të tij do të krijohet një Këshill Konsultativ për Vaksinimin, njoftoi Ministri i Shëndetësisë dr. Stojço Kacarov. Organi i..

botuar më 21-06-21 2.25.MD

Makinat e reja për votim do të sigurohen pa konkurs

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve - KQZ do t’ia porositë furnizimin e makinave të reja të votimit kompanisë shtetërore "Shërbimet e Informacionit". Kjo u vendos nga anëtarët e KQZ-së më 21 qershor. Më 15 qershor është zhvilluar bisedë me..

botuar më 21-06-21 2.16.MD