Dita e Gruas është një rast i mirë për njohjen dhe respektin për të gjitha gratë e përfshira në luftën kundër Covid-19 dhe që kontribuojnë për përballimin e pasojave të pandemisë. Në këtë drejtim, nga 8 deri më 31 Mars, një ekspozitë e titulluar "Barazia është fuqi" do të prezantohet në fasadën e Shtëpisë së Evropës në Sofje. Ajo u organizua nga Byroja e Parlamentit Evropian në Bullgari, në partneritet me studion e ndikimit shoqëror Fine Acts.
Fokusi është në 20 postera të krijuar nga artistë nga e gjithë bota kushtuar barazisë gjinore. Temat në ta janë të shqyrtuar nga Parlamenti Evropian dhe kanë të bëjnë me ndikimin e pandemisë tek gratë, masat për të mbrojtur të drejtat e tyre dhe për të promovuar barazinë gjinore.
Kriza Covid-19 preku ndryshe gratë dhe burrat, duke nxjerrë në pah këto çështje urgjente. Prandaj, qëllimi i ekspozitës është të tërheqë vëmendjen e publikut në forcimin dhe thellimin e pabarazive ekzistuese gjinore me fuqinë e artit. Ekspozita mund të shikohet edhe në internet.
Redaktore: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Filmi "Triumfi" i dyshes regjisoriale Kristina Grozeva dhe Petër Vëllçanov është propozimi bullgar për çmimet "Oskar", njoftuan nga Qendra Kinematografike Kombëtare. Përzgjedhja jonë për kategorinë e filmit ndërkombëtar në çmimet e 97-të të..
Si dukej Sofja në vitet 1970? Kësaj pyetjeje i përgjigjet ekspozita fotografike "Stacioni Sofja '70" me foto arkivore të fotografit të njohur bullgar Panajot Bërnev. Arkivi i panjohur me fotografi të Panajot Bërnev na kthen në..
Pak vite përpara se të ndjenim frymën e lirisë që erdhi pas rrëzimit të Murit të Berlinit, shumë muzikantë, artistë, shkrimtarë performonin për herë të parë në skenat e festivalit "Apolonia" në Sozopoll . I njohur asokohe me pseudonimin..