“Gratë në muzikë” është projekti i Bashkimit Evropian për Radion dhe Televizionin (EBU), i cili prezanton arritjet e grave si artiste, kompozitore, dirigjente, autore të teksteve dhe të aranzhimeve. Për vit të dytë të radhës iniciativa është e lidhur dhe me Ditën Ndërkombëtare të Grave - 8 Marsin, duke u bërë thirrje të gjitha stacioneve të radiove evropiane në këtë datë të transmetojnë muzikë, të krijuar dhe të interpretuar prej grave në të gjitha gjinitë.
Radioja Kombëtare Bullgare përfshihet me këngën “E ëndërruar vështrova qiejt” në interpretim të këngëtare Srebrina Mineva nga grupi i Korit të Përzier të Radios Kombëtare Bullgare dhe pianistja Monika Gvozdeva, shoqëruese muzikore e korit.
Teksti është i poeteshës së njohur bullgare Dora Gabe, muzika është e Emelina Gorçevës, fituese e një numri konkursesh ndërkombëtare për kompozicion, asistente kryesore në këndimin e dhomës në Akademinë Kombëtare Muzikore “Panço Vlladigerov”. Krijime të saj kanë tingëlluar në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe në shumë vende evropiane.
“Kënga është e shkruar vjet për Konkursin Kombëtar “Vërban Vërbanov” në qytetin Burgas dhe është e përfshirë në programin e detyrueshëm për interpretues - tregon Emelina Gorçeva përpara Radio Bullgarisë.
Me ftesë të zonjës Ljubomira Aleksandrova, dirigjente e Korit të Përzier pranë Radios Kombëtare Bullgare, pata kënaqësinë të dëgjoj krijimin tim, të rikrijuar në një mënyrë të ndryshme dhe të përfshirë në programet e Radios Kombëtare Bullgare në lidhje me 8 marsin.
Admirime dhe falënderime të mëdha për besimin! Jam shumë e lumtur se kam mundësi të jem një pjesë nga festa e kaq shumë grave. Dua të drejtoj dhe një urim ndaj të gjitha grave. Uroj që të gjitha gratë të ruajnë specifikën dhe origjinalitetin e vet, pavarësinë e vet! Dhe të dinë se posedojnë një forcë të madhe - forcën të mund të përballojnë kaq shumë veprimtari dhe aktivitete në kaq shumë fusha. Duhet të jeni krenare se, jeni gra!”
Sivjet në lidhje me Ditën Ndërkombëtare të Grave, është parashikuar dhe një diskutim, kushtuar çekuilibrit ekzistues midis gjinive në radiostacionet publike në Evropë, kontributit të grave në industrinë muzikore, si dhe iniciativa të ndryshme dhe politika, të lidhura me barazinë midis gjinive (Addressing the Gender Gap in Music Radio).
Në festë përfshihet dhe “Tribuna Ndërkombëtare e kompozitorëve” (International Rostrum of Composers - IRC) - një forum organizuar nga International Music Council IMC pranë UNESKO-s, i cili u propozon radiostacioneve , anëtare të EBU (Unioni Evropian i Transmetuesve), krijime shumë rrallë të interpretuara, të krijuar nga gra kompozitore nga e gjithë Evropa.
Radioja Kombëtare Bullgare merr pjesë në projekt me krijimin “ Zbulimi i Izidës” nga Julia Cenova (1948-2010). Vepra e krijuar gjatë vitit 1998 është për alt saksofon, piano, trumbetë dhe sistem tingujsh me efekte jehone. Profesoresha Cenova vdiq në moshën 62 vjeçe, por la krijime të rëndësishme në fushën e gjinive muzikore dhe skenike, në gjininë e muzikës simfonike e të dhomës, muzikën korale, në atë vokale dhe instrumentale, në muzikën e dhomës, pjesa pop dhe xhaz. Ajo kishte dhe një praktikë shumëvjeçare si një pianiste e xhazit, jepte mësim në katedrën “Pop dhe Xhaz” në Akademinë Kombëtare Muzikore. Julia Cenova është gruaja e vetme, e pranuar në klasën e kompozicionit të klasikut të shkollës bullgare në kompozim Panço Vlladigerov - një fakt, i cili është një njohje për cilësitë e saj, por njëkohësisht me këtë është tregues i qëndrimeve të publikut ndaj ndryshimeve gjinore jo vetëm në vendin tonë.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Violinistja Iskrena Jordanova prej tridhjetë vitesh jeton në Lisbonë. Gjithçka që ajo bën si muzikante është e lidhur me muzikën barok. Një pjesë të madhe të kohës ia kushton zbulimit të dorëshkrimeve të lashta, të cilave u jep jetë me ansamblin e saj..
Dashamirët e muzikës japoneze mund të shijojnë një koncert me daulle tradicionale japoneze tajko në ekzekutim të grupit Wadaiko-Sai - Japoni. Koncerti mbahet në kuadrin e Ditëve të Kulturës Japoneze në vendin tonë. Daullet Tajko kanë një histori..
Kottarashky është një nga autorët më interesantë të muzikës që u shfaq në skenën bullgare në dekadën e parë të shekullit të ri. Pas këtij pseudonimi qëndron Nikolla Gruev, i cili pa u lodhur eksperimenton me përzierjen e zhanreve. E njohim më së..
Një nga këngët më të reja për festat që po vjen është "Mrekullia e Krishtlindjes" e realizuar nga këngëtarët e rinj Stefani Ilieva dhe Stojço Stojçev,..