Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rritja e ndjeshme e numrit të infeksioneve dhe vdekjeve nga Covid-19

Foto: Pixabay

2995 raste të reja të koronavirusit u identifikuan në 24 orët e fundit nga 17 056 teste të kryera, sipas të dhënave nga Portali i Unifikuar i Informacionit. Gati 18 për qind e mostrave dhanë rezultat pozitiv. Shumica e të infektuarve rishtas janë në Sofje - 802, në Plovdiv - 238, në Varna - 169 dhe në Shumen - 160.

5903 pacientë janë të shtruar në spital, 503 prej tyre në njësitë e kujdesit intensiv. 150 njerëz vdiqën dhe 1228 u shëruan.

Ka 51 mjekë që u infektuan me Covid-19, krahasuar me një total prej 10 506 që nga fillimi i epidemisë.

Brenda 24 orëve të fundit u imunizuan 5501 persona dhe bashkë me ta numri i përgjithshëm u bë 294 132. Me dy doza të vaksinës janë 50 653 persona.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Presidenti Radev

Presidenti është i pakënaqur që Këshilli i Lartë Gjyqësor ka nominuar vetëm një kandidat për Prokuror të Përgjithshëm

Presidenti Rumen Radev shprehu dyshime se deri ku Këshilli i Lartë Gjyqësor aktual mund të përmbushë pritjet e larta të shoqërisë lidhur me zgjedhjen e Prokurorit të ri Gjyqësor. Në resortin “Allbena”, para fillimit të mbledhjes vjetore të bashkive..

botuar më 24-10-14 9.54.PD

Bullgaria dhuroi mbi 3 milionë vaksina kundër Covid, 2.8 milionë u dërguan në Iran

Bullgaria ka paguar, por më pas ka shkatërruar ose dhuruar mbi 5.5 milionë vaksina kundër Covid. Në total, nga shfaqja e vaksinave për Covid-19 deri më 31 gusht 2024, vendi ynë ka paguar pothuajse 250 milionë euro nga fondet e veta për të blerë 8..

botuar më 24-10-12 1.15.MD
Akademia Bullgare e Shkencave

Akademia Bullgare e Shkencave feston 155 vjetorin e themelimit

Akademia Bullgare e Shkencave do të festojë sot, 12 tetor, 155 vjetorin e themelimit të saj me një mbledhje solemne dhe një koncert në Operën dhe Baletin e Sofjes. I ftuar zyrtar i festës do të jetë presidenti Rumen Radev. Akademia Bullgare e..

botuar më 24-10-12 6.15.PD