Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një interes rekord jashtë vendit për zgjedhjet parlamentare

Pengesa legjislative ndalon shumë bullgarë jashtë vendit të votojnë

Në votimin e ardhshëm parlamentar gati 200 mijë bullgarë pritet të qëndrojnë përpara kutive të votimit jashtë vendit. Por, një pjesë e madhe prej tyre nuk do të mund të ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar për shkak të një kufizimi legjislativ.

Rregulli i vendosur në vitin 2016 për të hapur 35 vendvotime në secilin vend jashtë Bashkimit Evropian do të shkelë të drejtat e bullgarëve për më tepër në Britaninë e Madhe, në Turqi  dhe në Shtetet e Bashkuara. Të privuar nga e drejta e tyre e votës do të mbeten mijëra bashkatdhetarë, për më tepër, që një votim rekord jashtë vendit pritet në zgjedhje. Shumica e  bullgarëve të cilët jetojnë jashtë shtetit tashmë nënshkruan një peticion duke propozuar që të hiqet kufiri për numrin e seksioneve, por me gjithë sovajkat nëpër të gjitha forcat parlamentare asnjë deputet nuk propozoi korrigjim në Kodin Zgjedhor, përkundër të drejtës së vet për një iniciativë legjislative.  

“Pengesa ndjek një qëllim ideologjik dhe ka për qëllim të kufizojë të drejtën e votës të bashkatdhetarëve tanë në Turqi – thotë Dimitër Ivanov, koordinator global i rrjetit të vullnetarëve bullgar në zgjedhjet nëpër botë. Ndryshimi u prezantua nën presionin e madh të Frontit Patriotik me idenë se, kështu pothuajse mbrohet shteti. Por, në fakt  nuk mundet që një shtet të mbrohet  nga vet qytetarët e tij, kjo është qesharake.”

Dimitër Ivanov

Vetëm në Britaninë e Madhe , ku janë dhënë aplikime për 75 vendvotime, më shumë se gjysma e atyre që dëshirojnë të votojnë do të dëmtohen, sepse nuk do të kenë mundësinë fizike të shkojnë deri tek seksionet, për shkak të largësisë së tyre.

Një pengesë tjetër përpara zëdhënësve jashtë kufirit do të jenë kufizimet e vëna nga shtetet e veçanta në lidhje me epideminë e koronavirusit, si dhe festimi i Pashkës në një sërë vendesh.

 “Shumë shtete pyetën se përse Bullgaria zhvillon zgjedhje ballë për ballë, dhe nuk votohet me postë ose në distancë - thotë akoma Dimitër Ivanov. U bëmë për të qeshur me dëshirën tonë të aplikojmë këtë mënyrë të votimit në kushtet e pandemisë. Mos dëshira e faktorëve politik të ndryshojnë çfarëdo qoftë gjëje, që të mund të integrojnë 1,5 milionë qytetarë bullgarë - qoftë në legjislacionin zgjedhor ose në ndonjë mënyrë tjetër, është shprehje e një mosbesimi të madh dhe të një pamundësie të klasës politike të komunikojë me këta qytetarë.  Sepse ne nuk sillemi si qytetarët në Bullgari dhe kemi pretendime më të larta, sepse shikojmë sesi funksionojnë shtetet më të mira nëpër botë.”

Në një video të incizuar përpara Përfaqësisë së Përhershme të Bullgarisë në Bashkimin Evropian në Bruksel, bullgarët jashtë kufirit deklarojnë se zgjedhjet e ardhshme do të jenë historike, siç do të jetë historik dhe aktiviteti. Shumë bashkatdhetar të rinj, të cilët jetojnë jashtë vendit, gjatë verës, në kohën e protestave antiqeveritare, për herë të parë u politizuan dhe vunë kërkesat e tyre. “Por meqenëse nuk qenë të dëgjuar, kjo çoi deri në një zemërim të vërtetë dhe një dëshirë për revansh nga ana e shoqërisë civile kundër klasës politike“, deklaron Dimitër Ivanov. Sipas fjalëve të tij bullgarët jashtë kufirit nuk kanë as edhe një deputet, i cili të ndihet i zgjedhur nga komunitetet nëpër botë dhe përgjegjës përpara tyre, meqenëse sipas ligjit nuk ka një zonë elektorale “Jashtë vendit”. Pavarësisht nga kjo, bashkatdhetarët tanë jashtë kufirit janë jashtëzakonisht aktiv në paraqitjen e kërkesës për votim më 4 prill. Sipas të dhënave  të Komisionit Qendror Zgjedhor, ndaj momentit ato i tejkalojnë 77 100 me fjalë të tjera pothuajse dyfishtë kundrejt zgjedhjeve të mëparshme, kur kanë qenë pak mbi 45 mijë. Afati për dhënien e kërkesave elektronike për të votuar jashtë shtetit përfundon në orën 24.00 më 9 mars. Deri tani më tepër kërkesa për pjesëmarrje në zgjedhjet janë dërguar nga Turqia  /18 270/, Britania e Madhe/14 300/ dhe Gjermania /11 496/. Pritet që më 13 mars të bëhet e qartë se në cilat vende të populluara jashtë Bullgarisë do të ketë vendvotime.

“Pazelli politik do të riorganizohet me kalimin e kohës dhe ne do të donim të mund ta përshpejtojmë këtë proces - thotë Dimitër Ivanov. Kemi nevojë për një zhvillim të përshpejtuar, prej rezultateve të vërteta, dhe jo përmes atyre të arritura përmes fondeve të thithura nga programet evropiane. Presim të shikojmë në programet e partive masa konkrete për mobilizimin e potencialit njerëzor, një pjesë e rëndësishme nga i cili jemi dhe ne bullgarët jashtë shtetit, është më se kategorik Dimitër Ivanov.  

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv dhe arkiv personal


Më shumë nga rubrika

Qeveria miratoi ndryshimet në ligjin për të huajt, duke lehtësuar qëndrimin në vendin tonë

Qeveria në mbledhjen e sotme miratoi projektligjin për ndryshime në Ligjin për të Huajt në Bullgari. Qëllimi është lehtësimi i regjimit të qëndrimit në vendin tonë për qytetarët nga vendet e treta – specialistë të kualifikuar dhe punëtorë sezonalë...

botuar më 24-02-28 3.40.MD

Ukraina shënoi dy vjetorin e zymtë të fillimit të luftës

Më 24 shkurt, Ukraina shënoi dy vjet nga pushtimi rus. Përvjetori i zymtë vjen në sfondin e vdekjes së liderit të opozitës ruse Aleksei Navalni ,  sundimin e qytetit kyç lindor të Ukrainës Avdeevka - fitorja më e madhe simbolike e Rusisë që nga..

botuar më 24-02-28 12.57.MD

Bullgarët në Gorë ruajnë gjuhën dhe kulturën e tyre, por kanë nevojë për mbështetje - Pjesa II

  Vazhdon vizita jonë tek bullgarët në rajonin e Gorës në Shqipërinë Verilindore. Bullgarët në Gorë ruajnë gjuhën dhe kulturën e tyre, por kanë nevojë për mbështetje - Pjesa I Miri j an Dauti është një nga mësuesit në moshë më të re në..

botuar më 24-02-25 11.30.PD