Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Eksportet e mallrave nga Bullgaria në vendet e treta u ulën

Foto: Rojters

Në janar 2021, eksportet e mallrave nga Bullgaria në vendet e treta u ulën me 22.6 për qind krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2020 dhe arritën në gati 700 milion euro, njoftoi BTA, duke cituar një analizë të Institutit Kombëtar të Statistikave. Sipas të dhënave, partnerët kryesorë tregtarë të Bullgarisë janë Turqia, Kina, Shtetet e Bashkuara, Serbia, Mbretëria e Bashkuar, Republika e Maqedonisë Veriore dhe Federata Ruse, të cilat zënë 57.3 për qind të eksporteve në vendet e treta.

Importet e mallrave në Bullgari nga vendet e treta në janar 2021 u ulën me 15.0 për qind krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2020 dhe arritën në mbi 900 milion euro. Importet më të mëdha janë nga Turqia, Kina, Federata Ruse, Peruja, Serbia dhe Ukraina.

Saldoja tregtare e Bullgarisë me vende të treta në janar 2021 ishte negative dhe ishte në përmasë përafërsisht 250 milion euro.


Më shumë nga rubrika

Korrjet parashikohet të jenë të mira, por kur do të ndalen shirat?

Tanimë jemi në sezonin e verës, nga i cili në një shkallë të madhe varet se sesi do të jetë buka jonë gjatë vitit. Populli bullgar thotë “një ditë ushqen vitin” dhe kjo fjalë e urtë lidhet pikërisht me periudhën e korrjes, kur dikur familje të tëra..

botuar më 21-06-24 7.00.PD

Shafrani ekologjik buzë detit - një mision i vështirë, por i mundshëm

Lulja e vogël shafran gjatë periudhës së pranverës gëzon syrin e fermerëve me ngjyrën e vet delikate, kurse gjatë periudhës së vjeshtës kthehet në një produkt, i cili ka një çmim mjaft më të lartë se floriri. Shafrani është “erëza e jetës” për..

botuar më 21-06-23 7.00.PD

Bullgaria është shtëpi e një nga 8 super kompjuterët në BE

Nga fillimi i korrikut, një super kompjuter, pjesë e një rrjeti të përbashkët evropian për sistemet kompjuterike të teknologjisë së lartë EuroHPC, do të fillojë të veprojë në Bullgari. Në qershor 2019 organizata evropiane përzgjodhi tetë vende në..

botuar më 21-06-22 10.30.PD