Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Eksportet e mallrave nga Bullgaria në vendet e treta u ulën

Foto: Rojters

Në janar 2021, eksportet e mallrave nga Bullgaria në vendet e treta u ulën me 22.6 për qind krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2020 dhe arritën në gati 700 milion euro, njoftoi BTA, duke cituar një analizë të Institutit Kombëtar të Statistikave. Sipas të dhënave, partnerët kryesorë tregtarë të Bullgarisë janë Turqia, Kina, Shtetet e Bashkuara, Serbia, Mbretëria e Bashkuar, Republika e Maqedonisë Veriore dhe Federata Ruse, të cilat zënë 57.3 për qind të eksporteve në vendet e treta.

Importet e mallrave në Bullgari nga vendet e treta në janar 2021 u ulën me 15.0 për qind krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2020 dhe arritën në mbi 900 milion euro. Importet më të mëdha janë nga Turqia, Kina, Federata Ruse, Peruja, Serbia dhe Ukraina.

Saldoja tregtare e Bullgarisë me vende të treta në janar 2021 ishte negative dhe ishte në përmasë përafërsisht 250 milion euro.