Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Karantina e detyrueshme për ata që mbërrijnë në Shqipëri nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut

Foto: www.pixabay.com

Shqipëria vendosi karantinë të detyrueshme 14-ditore për të gjithë qytetarët që vijnë nga Greqia dhe Republika e Maqedonisë Veriore. Masa, e cila është në fuqi që nga 20 prilli 2021, do të zgjasë deri më 3 maj 2021.

Sipas informacionit të Ambasadës Bullgare në Tiranë, të gjithë shtetasit bullgarë që planifikojnë të udhëtojnë në Shqipëri gjatë kësaj periudhe për të shmangur karantinën mund të përdorin rrugën përmes Kosovës.

Kujtojmë se hyrja në territorin e Shqipërisë nuk kërkon paraqitjen e një testi negativ për Covid-19. Ndalim i lëvizjes së qytetarëve dhe automjeteve nga ora 22:00 deri në orën 6:00 është ende në fuqi në vend. Gjoba për shkeljen e kësaj mase është 10 000 lekë (rreth 80 euro).

Informacion suplementar për regjimin e udhëtimit deri në Shqipëri mund të gjeni në faqen e MPJ-së bullgare.


 




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Të dhëna alarmante nga Kombet e Bashkuara për përdorimin e alkoolit dhe cigareve tek nxënësit

13% e djemve dhe 11% e vajzave 11-vjeçare në Bullgari kanë pirë të paktën një cigare në 30 ditët e fundit të sondazhit, raportoi BGNES, duke iu referuar një raporti të OKB-së mbi sjelljen e shëndetshme të fëmijëve të moshës shkollore. 17% e djemve..

botuar më 24-04-26 9.06.PD

Valle popullore ndër natyrën e Banskos me Orkestrën e Muzikës Popullore të BNR

Valle popullore nga rajoni i Pirinit dhe të gjitha rajonet folklorike do të hidhen më 26 dhe 27 prill në kompleksin e eventeve "Skena e Bardhë" në vendpushimin malor Bansko. Kori do të shoqërohet nga muzikantë dhe solistë të Orkestrës së Muzikës..

botuar më 24-04-26 6.20.PD

Parashikimi i motit për 26 prillin 2024

Gjatë natës vranësirat do të çahen dhe do të zvogëlohen deri në kthjellime kryesisht në gjysmën perëndimore të vendit, ndërsa në pjesën lindore do të ketë ende reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4° dhe 9°, në Sofje -..

botuar më 24-04-25 7.35.MD