Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

2002 raste të reja të Covid, të shëruarit janë pothuajse dy herë më shumë

Foto: BNR

Pothuajse dy herë më shumë u shëruan në 24 orët e fundit sesa ata të sapo infektuarit me koronavirus, sipas Portalit të Unifikuar të Informacionit.

2002 janë rastet e reja ose 14.1 për qind e 14 215 testeve të kryera. Shumica janë të infektuar rishtazi në Sofje - 394. Ndiqen nga rrethet e qyteteve Varna me 188, Plovdiv me 184 dhe Burgas me 123.

Numri i pacientëve aktivë vazhdon të ulet dhe tashmë është 59 087 veta.

8435 pacientë janë të shtruar në spital, prej tyre 786 persona janë në kujdesin intensiv.

318 208 janë të shëruarit nga fillimi i pandemisë, vetëm 3935 të raportuar në 24 orët e fundit. Numri i të vdekurve me koronavirus të vendosur është 100 persona.

19 168 vaksina u bënë në 24 orët e fundit. Numri i tyre i përgjithshëm tani është 676 501. Me dy doza u imunizuan 143 185 njerëz.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parlamenti zgjati me 6 muaj negociatat me Ukrainën për pajisjet bërthamore ruse

Me votat e GERB, “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” (PP-DB) dhe “Lëvizja për të Drejta dhe Liri” (DPS), parlamenti vendosi të zgjasë me 180 ditë negociatat mes ministrit bullgar të energjisë dhe homologut të tij ukrainas për..

botuar më 24-09-11 3.16.MD
Bojko Borisov

Udhëheqësi i GERB-it Bojko Borisov bëri thirrje për pragmatizëm në politikë

Lideri i GERB-it Bojko Borisov njoftoi se u jep dorën partive nga formacioni PP-DB për të kërkuar një opsion qeverisjeje pas zgjedhjeve, njoftoi reporteri i BNR në parlament Daniel Inkov. Borisov theksoi se pragmatizmi në politikë duhet të mbizotërojë..

botuar më 24-09-11 12.51.MD

Fondacioni “Dhuro një libër” mbështet fëmijët e privuar nga kujdesi prindëror

Para fillimit të vitit shkollor Fondacioni “Dhuro një libër” grumbullon fletore, atlete për edukimin fizik, çanta shkollore, si dhe çanta shpine plot me materiale edukative për shtëpitë me fëmijë të privuar nga kujdesi prindëror. Fondacioni prej 14..

botuar më 24-09-11 12.01.MD