Parlamenti vendosi moratorium mbi marrëveshjet dhe emërimet e qeverisë në dorëheqje deri në fund të mandatit të saj. Të gjitha partitë, përveç GERB, votuan për kufizimin e Këshillit të Ministrave. Ish pshtetarët e caktuan aktin si antikushtetues dhe iu referuan një vendimi precedent të Gjykatës Kushtetuese.
Me moratoriumin deri në fund të mandatit të saj, qeveria nuk do të jetë në gjendje të realizojë kontrata për dhënien e koncesioneve, shitjen e spitaleve shtetërore dhe komunale, si dhe të bëjë emërime në administratën shtetërore, organet rregullatore dhe ndërmarrjet me pjesëmarrje të shtetit mbi 50 për qind.
Me kërkesë të Prokurorisë Evropiane, u kryen kontrolle në Sofje, Burgas, Petriç dhe Rilla në lidhje me një hetim për mashtrim të dyshuar me fonde nga Bashkimi Evropian gjatë restaurimit të një kishe. Në vitin 2017 u zhvillua një prokurim publik..
Investimi në njerëz, arsim, inovacion dhe teknologji është çelësi i suksesit në të ardhmen, tha presidenti Rumen Radev në hapjen e një forumi biznesi në Singapor, ku marrin pjesë përfaqësues të kompanive bullgare dhe singaporiane. Kreu i shtetit..
Heqja e kufijve tokësorë për Bullgarinë dhe Rumaninë në Shengen do të bëhet realitet brenda pak javësh, sipas Komisioneres Evropiane për Punët e Brendshme Ilva Johansson. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë - Rumani, ajo tha se është optimiste..
Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave para ndërtesës së Gjykatës së kryeqytetit do të mbahet një marsh proteste organizuar nga..
Sofja do të presë festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri me dekorime të shkëlqyera në të gjitha zonat e qytetit. Theksi kryesor në transformimin e..
Në prag të festës së shenjtorit të saj, baza bullgare e Antarktidës “Shën Kliment Ohridski” hapi zyrtarisht dyert. Anëtarët e ekspeditës në..