Kryeministri në dorëheqje Bojko Borisov njoftoi në Facebook se koalicioni GERB-SDS po e kthen mandatin për të formuar qeveri. “E pranoj vendimin e Komisionit Ekzekutiv për të kthyer mandatin”, shkroi Borisov.
Ai parashikoi që forca e dytë politike “Ka një popull të tillë”, nuk do të formojë kabinet.
Para kësaj përpjekja e GERB për të biseduar me koalicionin “Bullgaria Demokratike” dhe partinë “Ka një popull të tillë” rezultoi e pasuksesshme, pas refuzimit të tyre kategorik për t’u përfshirë në dialog.
Deputeti Daniell Mitov i propozuar për kryeministër ia ktheu mandatin presidentit.
Sipas procedurës kushtetuese, kreu i shtetit Rumen Radev duhet t'i dorëzojë mandat të dytë për formimin e qeverisë partisë tjetër më të madhe në parlament – “Ka një popull të tillë”.Qëndrimi i qeverisë është konstant. Kisha Ortodokse Bullgare është një dhe e pandashme, uniteti i saj është i një rëndësie të veçantë për shoqërinë. Duke marrë parasysh parimet e sundimit të ligjit dhe ndarjen e pushteteve, zgjidhja e çështjes me dy..
Me kërkesë të ushtruesit të detyrës së prokurorit të përgjithshëm Borisllav Sarafov, Kolegji i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor në mënyrë unanime zgjodhi Vanja Stefanovën zëvendës-kryeprokurore. Kështu, zëvendësit e Sarafovit bëhen dy. Në..
Mëngjesin e së enjtes do të krijohet mjegull në ultësira dhe lugina. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 dhe 5°, në rajonet ekstreme lindore 8-10°, në Sofje rreth 1°. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 12 dhe 17°, më të ulëta, deri..
Viti i kaluar 2024 ishte viti më i ngrohtë për Bullgarinë që nga viti 1930. Këtë e tregojnë analizat e Institutit Kombëtar të Meteorologjisë dhe..