Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dëgjoni dhe zgjidhni këngët tuaja të preferuara nga “Eurovision”

Gjatë vitit 2021 shënojmë 65 vjetorin nga zhvillimi i konkursit të këngëve të “Eurovision”. Me këtë rast, kolegët nga radio televizioni holandez NPO kanë krijuar një platformë të veçantë digjitale, në të cilën spektatorë dhe dëgjues nga shtetet pjesëmarrëse mund të votojnë për favoritët e vet, duke zgjedhur këngë nga të gjitha edicionet e konkursit

Radiot dhe stacionet televizive nga më shumë se 17 vende evropiane po kërkojnë që auditori i kontinentit të marrë pjesë në klasifikimin “Top 50 të Eurovision”. Më e veçanta në këtë votim është se secili  mund të votojë për këngët të cilat prezantojnë vendin e tij. Siç dihet, një nga veçoritë e rregullores së Eurovision është se vetëm njerëzit që nuk jetojnë në territorin e vendit mund të marrin pjesë në përzgjedhjen e këngëve. Në “Eurovision Top 50” ky rregull  nuk zbatohet dhe të gjithë mund të zgjedhin këngët e tyre të preferuara, pavarësisht nga vendi se ku ndodhen.

Sigurisht që ne, të dashur miq, ju ftojmë të votoni për këngët bullgare që ju pëlqejnë më shumë. Do t’i gjeni në linkun pak më poshtë, vetëm në dritaren „Search a song“ duhet të shkruani Bulgaria. Do të gjeni 12 këngë, me të cilat vendi ynë ka marrë pjesë që nga viti 2005 e këtej . Në platformë janë bashkangjitur fragmente nga këngët, disa nga të cilat mund t’i gjeni në linket këtu.

Ju urojmë dëgjim të këndshëm!

Dhe le të zgjedhim së bashku muzikën më të mirë që përfaqësoi Bullgarinë në Eurovision!

Zgjidhni këngët tuaja të dashura nga Eurovision.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Dashuria ime e vështirë" - debutimi solo i Janica Kënevës

Janica Kënevën e njohim nga pjesëmarrja e saj e suksesshme në spektaklin “Zëri i Bullgarisë” në vitin 2023, ku arriti deri në gjysmëfinale. Ajo ka lindur në vitin 1990 në një familje muzikantësh, të cilët e futën atë në botën e muzikës që në moshë..

botuar më 24-02-21 7.25.PD

"Ura mes brezave" me hitet e preferuara bullgare në Studion e Parë të BNR

Big Band-i i Radios Kombëtare Bullgare do të na ofrojë programin “Ura mes brezave” në koncertin me të njëjtin emër më 22 shkurt. Më pas në Studion e Parë të Radios do të interpretohen disa nga hitet e estradës vendase nga këngëtarë të rinj. Mbi 20..

botuar më 24-02-20 8.40.PD
Ana-Marija

Kënga "O re e bardhë" tingëllon në një film të ri të Zelandës së Re

Një nga këngët më emocionale bullgare "Pa më thuaj, o re e bardhë" u bë pjesë e një filmi në Zelandën e Re. Interpretimi është nga këngëtarja e muzikës popullore Ana-Marija e cila këndon që në moshën 5 vjeçare dhe talenti e ka çuar në vende të mahnitshme..

botuar më 24-02-17 8.25.PD