457 janë rastet e reja të koronavirusit në vend. 3.3 për qind e 13 794 testeve të kryera janë pozitive, sipas Portalit të Unifikuar të Informacionit. Numri më i lartë i njerëzve të infektuar rishtas është në qytetin e Sofjes - 67. Ndjekin rrethet e qyteteve Varna me 39, Plovdiv me 35 dhe Sofje me 32. Asnjë rast i vetëm nuk është i regjistruar në rrethin Razgrad.
Vazhdon rënia e shtrimeve në spital. Në spital trajtohen 4379 pacientë ose 213 më pak se një ditë më parë. 485 janë në njësitë e kujdesit intensiv. Pacientët e regjistruar të sëmurë janë 30 483.
Të vdikurit me Covid-19 në 24 orët e fundit janë 36 njerëz. Të shëruarit janë 2782.
U dhanë 26 071 doza vaksinash në 24 orët e fundit. Numri i tyre i përgjithshëm arriti në 1 161 048. Me një cikël të përfunduar të imunizimit me 2 vaksina janë 440 924 njerëz.
Qendra rinore "Zahari Stojanov" në qytetin Dobriç (Bullgaria Verilindore) organizon një takim folklorik të komuniteteve me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Tolerancës. Qëllimi i eventit, i cili do të mbahet nga sot deri më 17 nëntor të këtij viti, është të..
Fakulteti i Fizikës i Universitetit të Sofjes “Shën Klementi i Ohrit" sot hap laboratorët e tij për një "ditë vjeshte" të veçantë, në të cilën fëmijët dhe të rriturit, të frymëzuar nga shkenca, mund të kalojnë disa orë interesante dhe të frytshme...
Gjatë natës do të mbizotërojnë vranësira, por reshjet nga perëndimi do të fillojnë të pakësohen. Do të fryjë erë e lehtë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1° dhe 6°, në Sofje rreth 2°. Ditën e premte me rritjen e erës nga veriperëndimi,..
Duke filluar nga sot, 16 nëntor, të gjithë qytetarët e Stara Zagorës (Bullgaria Jugore) - nga më të vegjlit e deri tek më të moshuarit - do të mund t'i..
Përshpejtim të inflacionit në 1.1% në tetor krahasuar me një muaj më parë, regjistroi Instituti Kombëtar i Statistikave. Në bazë vjetore, indeksi është 1.8..