Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

7 ditët e para të kabinetit provizor në Bullgari

Foto: BGNES

Tashmë një javë Bullgaria qeveriset nga një kabinet i përkohshëm emëruar nga Presidenti Rumen Radev. Ministrat e përkohshëm bënë deklaratë se pavarësisht nga mandati i shkurtër dhe detyra kryesore – të organizojnë zgjedhjet e parakohshme parlamentare në vend, do të bëjnë një lloj rishikimi të qeverisjes së deritanishme të kabinetit “Borisov 3”. Filluan të paraqiten të dhëna për skema të mbrapshta, praktika skandaloze dhe keqpërdorimin e parave të shtetit. U bënë ndërrime në krye të administratës shtetërore, figura të rëndësishme u zëvendësuan në Ministrinë e Brendshme, Agjencinë Kombëtare të të Ardhurave dhe Agjencinë Doganore.

“Njerëzit do të pëlqejnë atë që bënë kabineti i përkohshëm”, është kategorik sociologu Përvan Simeonov.

Përvan Simeonov

“Shumica e njerëzve në vend duan një formë të rishikimit dhe gjëra të tilla tashmë po ndodhen. Në të njëjtën kohë ky kabinet provizor është një pasqyrë e strukturës shoqërore. Në Bullgari mbizotërojnë forcat që janë kundër qeverisë GERB, por gjëja specifike është se kjo shumicë është në tri zëra: njërën e Partisë Socialiste Bullgare (BSP), tjetrën liberale të personifikuar nga “Bullgaria Demokratike” dhe të tretën që thotë “dilni të gjithë” – këta janë mbështetësit e Sllavi Trifonovit. Presidenti Rumen Radev përpiqet të flasë në tri gjuhët dhe kjo u mishërua në protestat gjatë verës së vitit 2020 dhe tani, në kabinetin e përkohshëm. Ose siç tha vet Presidenti, ky është një kabinet në të cilin ka të majtë, të djathtë dhe centristë. Në këtë kuptim kabineti i përkohshëm pasqyron pritjet e bullgarëve.”

Kjo qeveri provizore nuk është si ato që kemi pasur deri më tani. Para saj duhet të vendosim përkufizimin emergjencë sepse situata është e jashtëzakonshme” – komentoi para BNR Metodi Andreev, ish deputet i Bashkimit të Forcave Demokratike në Legjislaturën e 38-të të Kuvendit Popullor dhe përfaqësues popullor nga kuota civile e partisë GERB në Legjislaturën e 43-të të parlamentit.

Metodi Andreev

“Për here të pare që prej tri mandatesh Bullgaria nuk qeveriset nga mafia dhe kur një shtet dil nga qeverisja e mafisë, masat duhet të jenë të jashtëzakonshme. Dhe masat që i ndërmerr kjo qeveri – disa i miratoj, të tjerë – jo, por në përgjithësi e mbështes orientimin e saj.”

Sipas tij mjafton që qeveria e përkohshme të tregojë krimet e kryera dhe pastaj qeveria e rregullt të vazhdojë në mënyrë legjislative atë që qeveria e përkohshme e ka treguar si zbulime.

Ka dy këndvështrime për atë që ndodh në shtet në momentin e tanishëm, komentoi politologu dhe autor i librit “Shteti i ri” Dimitër Avramov.

Dimitër Avramov

“Nga këndvështrimi i partisë GERB, i partnerëve të saj të koalicionit dhe i të gjithë atyre që kanë pasur akses në tryezën shtetërore dhe buxhetin, ky do të jetë një spastrim – tha ai në një intervistë për BNR. – Nuk mund të mohojmë gjithçka të arritur nga një qeveri, por është fakt, se gjatë 3-4 viteve të fundit resurset e shtetit dhe të buxhetit derdheshin në biznesin e madh. Ky është një proces i cili quhet oligarkizim, domethënëpak njerëz marrin nga burimet e kombit, ndërsa shumica është nën presion dhe i nënshtruar ekonomikisht. Kjo është e dukshme, madje përmes Bankës për Rindërtimin dhe Zhvillimin – një bankë e krijuar për të përkrahur  firma të vogla dhe të mesme, gjë që është e regjistruar si kusht për funksionimin e saj, por papritmas ajo fillon t’u jepen kredi kompanive të mëdha. Shumica prej tyre miq të pushtetit. Nuk ka rëndësi të cilit i përkasin këto kompani, me rëndësi është, se shteti u përdor nga ish kryeministri dhe Këshilli i Ministrave, nga Ministri i Ekonomisë dhe nga qarqet politike dhe ekonomike prapa tyre për përfitime private.”

Tani po vërehet efekti politik nga praktikat e mbrapshta dhe nga oligarkizimi i shtetit, shpjegoi Dimitër Avramov dhe parashikoi:

Gjatë dy muajve të ardhshëm fillon një proces i padukshëm publikisht i negocimit të statusquos së ardhshme qeverisëse e cila të ndalojë ndryshimin. Nuk bëhet fjalë se ndryshimi do të thotë që në pushtet të vijnë të ashtuquajturat parti të protestës. Me ndryshim nënkuptoj krijimin e rregullave të cilat  do të japin akses të barabartë të të gjithë shtetasve bullgarë në shtet.”

Përpilues: Elena Karkallanova (sipas intervistave të Diana Donçeva, Diana Jankullova, Daniella Goleminova, BNR – “Horizont”)

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: BGNES, RKB-arkiv




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Абдуллах Йоджалан

Ngjarjet me adresë ballkanike

Abdullah Öcalan propozoi bisedime paqeje me PKK nga burgu Lideri i Partisë terroriste të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), Abdullah Öcalan, i cili po vuan një dënim me burgim të përjetshëm, u vizitua nga një i afërm i tij për herë të parë..

botuar më 24-10-26 2.00.MD

Fushata e dobët zgjedhore dhe pritshmëria për një tjetër votim të parakohshëm vitin e ardhshëm

Fushata e shtatë zgjedhore në maratonën politike në tre vitet e fundit është në final. Vallë, a dëgjuam mesazhe për një rrugëdalje nga kjo krizë, apo lajmet tradicionale të blerjes së votës, blerësit e vërtetë të të cilave nuk u zbuluan..

botuar më 24-10-25 1.22.MD
Dimitër Gllavçev

Kryeministri në detyrë bën thirrje që të votohet për finalen e 'Lojës së Zgjedhjeve'

Njerëzit janë në pritje të titujve përfundimtarë të serialit “Loja e Zgjedhjeve”, nëse e shohin edhe mbishkrimin “fund” do të jetë më së miri”, tha kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev në fillim të mbledhjes së Këshillit të Ministrave. Të gjithë..

botuar më 24-10-23 1.16.MD