Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Qeveria do të ndihmojë turizmin me pushime shkollore

Foto: arkiv

Sipas programit "Së bashku përsëri" 30 000 nxënës dhe mësues do të kalojnë pushimet falas në vendet turistike për të mbështetur biznesin. Çdo shkollë do të jetë në gjendje të dërgojë jo më shumë se 70 fëmijë nga klasa e I në të të XI nga shkollat ​​shtetërore dhe bashkiake. Programi do të zgjasë nga korriku deri më 15 shtator. Këtë e njoftoi ministri i arsimit Nikollaj Denkov duke prezantuar masat e reja për mbështetjen e biznesit dhe të sektorit më të prekur nga pandemia – truizmit.

Pushimet verore do të jenë në grupe të vogla për një javë, duke iu nënshtruar të gjitha masave anti-epidemike. Ai do të financohet me 7.5 milion euro nga shteti. 250 euro është paketa për gjumë dhe ushqim për secilin nxënës apo mësues shoqërues.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Paga mesatare në Sofje është 3388 leva /1732 euro/

Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave për muajin dhjetor 2024. Për shkak të pagave në..

botuar më 25-02-15 10.45.PD

Fillon një analizë në shkallë të gjerë e formimit të çmimeve të ushqimeve

Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës ka kërkuar informacion nga prodhuesit dhe tregtarët e produkteve ushqimore më të shitura për të përcaktuar mënyrën e formimit të çmimeve, kushtet e furnizimeve dhe faktorët që ndikojnë në ndryshimin e çmimeve. Do të..

botuar më 25-02-14 8.10.MD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën do të mbajë mot kryesisht me vranësira, por pothuajse nuk do të ketë reshje. Në Ultësirën e Trakisë së Epërme do të ketë ndërprerje të përkohshme dhe ulje të vranësirave. Në Bullgarinë Lindore do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi..

botuar më 25-02-14 7.35.MD