Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Mjellma e bardhë e Danubit” rikthen bukurinë e vet

Foto: vidin.bg

Sinagoga në qytetin Vidin të Bullgarisë Veriperëndimore, e cila është e dyta për nga madhësia në Bullgari, së shpejti do të rikthejë shkëlqimin e saj. Kësaj here ajo nuk do të jetë shtëpi lutjeje, por qendër kulturore. Filloi restaurimi i godinës e cila që prej dekadash po shkatërrohej. Për rindërtimin e saj u sigurua ndihmë falas në kuadrin e Programit Operativ “Regjione në rritje”. Shuma e domosdoshme për rivendosjen e bukurisë së godinës arrin 9 800 000 leva.

Dikur e quajtën sinagogën “mjellmën e bardhë të Danubit” sepse godina shihet që nga larg pranë lumit. Ajo është e ngjashme me atë në Budapest. U ndërtua me dhurata vetëm për një vit. Punimet e ndërtimit përfunduan në vitin 1894. Sinagoga ishte një shtëpi lutjeje për hebrenjtë më se 50 vjet. Këtë e tregojnë dokumentet e Arkivit Shtetëror në qytetin Vidin. “Pas zhvendosjes së hebrenjve nga qyteti Vidin pas vitit 1949, aty mbeti një bashkësi е vogël dhe në vitet 50-të të shekullit të kaluar komuniteti i atëhershëm i vogël hebre në qytet vendosi për t’ia dhuruar ndërtesën bashkisë së qytetit. Vite me radhë sinagoga shfrytëzohej si depo derisa në fillim të viteve 80-të të shekullit të kaluar u vendos që godina të kthehet në një sallë koncertesh, për shkak të akustikës së mirë”, tregon shefja e arkivit në bashkinë e qytetit Svetllana Krësteva para BNR – Vidin.

Forcimi i godinës filloi. Por kur u zbulua se konstruksioni i çatisë duhet të zëvendësohet, financimi u ndalua dhe ndërtesa u harrua. Dhe megjithëse komuniteti hebre në qytet është shumë i vogël, shpresat e tij janë që sinagoga të restaurohet dhe të ruhet, madje edhe për qëllime të tjera.

Në mënyrë që pamja e ndërtesës të jetë sa më afër llojit në të cilin ishte gjatë ndërtimit, do të përdoren teknologji dhe materiale moderne, shpjegoi udhëheqësi  i projektit të restaurimit Lëçezar Llallov. Restaurimi dhe forcimi i sinagogës dhe shndërrimi i saj në një qendër kulturore duhet të përfundojë në tetor të vitit të ardhshëm.

Përpilues: Gergana Mançeva

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova


Më shumë nga rubrika

Viti i ri shkollor vjen me dy fytyra - gëzim për nxënësit dhe frikë nga e ardhmja për disa prindër

Sipas traditës, shkollat në Bullgari hapin dyer më 15 shtator. Fillimi i vitit shkollor deri tani është shënuar si një festë, në të cilën fëmijët dhe mësuesit me padurim kapërcejnë pragun e shkollës. Por, korona-kriza la vulën e vet dhe mbi normat..

botuar më 21-09-15 6.45.PD

Bullgarët mbeten mbrapa me planin e imunizimit

Për nga natyra bullgari është një njeri dyshues dhe ka të vështirë t’u besojë apeleve, veçanërisht kur ato vijnë nga etazhet e larta të pushtetit. Kjo është një nga arsyet pse ai nuk nxiton me entuziazëm në larminë e ofruar kaq bujarisht të..

botuar më 21-09-14 3.41.MD

Shoqëria nuk pret ndryshim për një të ardhme më të mirë

44% e bullgarëve besojnë se situata në Bullgari po përkeqësohet. 29% nuk ​​shohin as përmirësim, as përkeqësim. Optimistët janë 24 për qind e të anketuarve, sipas një sondazhi të "Eurobarometer" - Ipsos European Public Affairs të porositur nga..

botuar më 21-09-13 9.24.PD