Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

A ka premisa për pjesëmarrje më të lartë në zgjedhjet më 11 korrik?

Foto: BGNES

Zgjedhjet e rregullta parlamentare në prill ishin në mes të valës së tretë të Covid-19 në Bullgari.Organizimi i tyre ishte kompleks dhe aktiviteti mezi kaloi 50% të atyre që kishin të drejtën e votimit (50.61%).Tani situata në vendin tonë është e ndryshme – numri i të infektuarve është i ulët dhe megjithëse gjendja e jashtëzakonshme epidemike është në fuqi deri në fund të korrikut, masat janë më liberale.A do të votojnë tani më shumë njerëz, të cilët në zgjedhjet e kaluara kishin frikë për të dalë nga shtëpia për shkak të epidemisë së koronavirusit?

"Në të vërtetë, për momentin situata është krejt e ndryshme, kështu që kjo mund të ndikojë në pjesëmarrje, por jo në mënyrë të konsiderueshme – është kategorik Doc. Aleksandër Hristov nga Qendra për Analiza dhe Komunikacione të Krizave.

Aleksandër Hristov

Ajo që do të ndikojë më shumë në motivimin e njerëzve për të votuar është ajo që po ndodh në vendin tonë për momentin, veprimet e qeverisë së përkohshme, kundërshtimi midis njerëzve që i mbështesin masat dhe atyre që nuk i mbështesin. Ky do të jetë motori kryesor për rritjen e pjesëmarrjes në zgjedhje. Mund të ketë spekulime se njerëzit pushojnë në det gjatë kësaj periudhe, etj., por ky pothuajse nuk do të jetë një faktor, pasi vetë situata politike aktualisht është motivuese ose demotivuese".

"Shumë faktorë dinamikë ndikojnë në opinionin publik," konfirmoi në një intervistë për BNR sociologja Borjana Dimitrova nga Alpha Research.

Borjana Dimitrova

Zbulimet periodike rreth mënyrës së ushtrimit të pushtetit në vitet e fundit, lista e shpallur nga SHBA-ja e biznesmenëve të sanksionuar bullgarë në përputhje me Ligjin “Magnitski”, vizita e Prokurores Evropiane Laura Kovesi, protestat kundër Prokurorit të Përgjithshëm të vendit, kontrolli i shpenzimeve të spitaleve, ndryshimi i udhëheqjes së agjencive dhe departamenteve kryesore – këto janë ngjarjet të cilat, sipas analistëve, do të kenë një ndikim të rëndësishëm në qëndrimet politike të bullgarëve.

"Ne kemi një qeveri unike të përkohshme, ministra hiperaktivë dhe një kryeministër disi të fshehur.Kjo po ndodh për herë të parë në historinë tonë të re dhe është gjëja kryesore që do të ndikojë që njerëzit të votojnë, - shpjegoi Doc. Hristov. - Kjo u jep besim njerëzve se ndryshimi është disi në duart e tyre." Sipas Hristovit, muajt e fundit kanë treguar se ndryshimi është i mundur, por rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme nuk do të jenë shumë më të ndryshme nga ato në zgjedhjet e kaluara:

"Rezultatet e zgjedhjeve më 11 korrik do të jenë si ato më 4 prill, por kjo ende nuk do të thotë asgjë. Tashmë ka premisa të mendojmë se megjithë këtë raport të forcave politike, do të bëhen përpjekje të konsiderueshme për të formuar një qeveri," theksoi ai.

Çfarë duhet të jenë Parlamenti dhe qeveria e ardhshme e Bullgarisë - kjo është një pyetje me një përgjigje shumë të polarizuar në shoqëri, shpjegoi sociologja Borjana Dimitrova.

"Për fat të keq duhet të them se shumica e njerëzve e shohin parlamentin e ardhshëm me një horizont jo shumë të gjatë veprimi. Megjithatë, një qeveri e zgjedhur rregullisht brenda parlamentit të ardhshëm gëzon mbështetje shumë më të lartë sesa mendimet e shprehura për një vazhdim të mundshëm të qeverisë së përkohshme. Kërkohet stabiliteti. Ne jemi duke kërkuar një formulë në të cilën njerëzit të kenë qartësi të perspektivës, madje kjo të mos jetë në një horizont shumë të gjatë ", tha në përfundim Borjana Dimitrova.

Përpiloi: Elena Karkallanova /sipas intervistës së Diana Donçevës dhe Diana Jankullovës nga BNR-Horizont/

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: BGNES, Ani Petrova


Më shumë nga rubrika

Përse të gjitha rrugët në një lagje të Sofjes mbajnë emrat e qyteteve bullgare

Më 3 prill 1879 Sofja u shpall kryeqyteti i Bullgarisë. Festa e qytetit, emërtuar kishës “Shën Sofia” është më 17 shtator, kur Kisha Ortodokse feston Shën Dëshmoret Sofia, Besa, Shpresa dhe Dashuria . Besnike me moton e saj “Rritet por nuk..

botuar më 21-09-17 9.00.PD

Shkolla është e destinuar për të shpëtuar të ardhmen e mijëra fëmijëve të varfër dhe të refuzuar në Bullgari

Shumë shpesh rreth datave të lidhura me arsimin, siç është 15 shtatori dhe 24 maji bëjmë një bilanc, se ne u detyrohemi shumë mësuesve tanë dhe asaj që kemi mësuar gjatë viteve në shkollë. Por, mjerisht shumë fëmijë në vendin tonë nuk kanë shans të..

botuar më 21-09-16 7.15.PD

Gabi e cila jeton në Dublin dhe rruga e saj drejt majave muzikore

Një nga bullgarët e shumtë të vegjël nëpër botë priti me shumë emocion ditën e parë shkollore në mijëra kilometra nga Bullgaria. Pavarësisht se është larg nga atdheu, Gabriella Ivanova nuk pushon së mësuari gjuhën dhe kulturën amtare në Shkollën..

botuar më 21-09-15 12.33.MD